LAJMI I FUNDIT:

Dy miliardë euro dërgesat e Diasporës Shqiptare

Dy miliardë euro dërgesat e Diasporës Shqiptare

Aleanca Kosovare e Biznesit po vazhdon promovimin e prodhimeve “Made in Kosova” nëpër vendet e BE në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2016.

AKB, SWV dhe WKÖ ne Linz të Austrisë se epërme organizuan Forumin e Biznesit Kosovë-Austri me qellim te promovimit te potencialeve dhe mundësive për Investime te përbashkëta ne Kosove. Te pranishëm ishin me shumë se 150 Biznese te sektorëve te ndryshëm, por edhe Diaspora Shqiptare.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se diaspora Shqiptare është fuqia më e madhe që përkrahë ekonominë vendore në Kosove dhe Shqipëri ku mesatarisht rreth 2 miliardë euro marrim dërgesa. “Në nivel vjetor vetëm Kosova merr një miliard euro dërgesa”.


Doris Margreiter, presidente e SWV tha se është e impresionuar me prezantimin e Kosovës ne këtë forum dhe me mundësitë që Kosova i ofron për Investitorët Austriakë por edhe të diasporës shqiptare.

“Nga sot do ta ndryshoj mendjen edhe më shumë për të mirë të Kosovës dhe mundësive që ju i prezantuat për investitorët austriakë”, tha Margreiter.

Ajo shprehu gatishmërinë që në të ardhmen të bashkëpunojë ngusht me AKB dhe Institucionet e Kosovës.

Në fund të Forumit u organizua edhe Darka e Bereqetit të Kosovës (Lamës) si mundësi për t’i shijuar prodhimet “Made in Kosova”. /Telegrafi/