Gazetaret Laura Ling dhe Euna Li pritet të mbërrijnë sot në Los Angeles të Kalifornisë.

Ato u arrestuan në muajin qershor nën akuzën se kishin hyrë ilegalisht në vend nga Kina dhe ishin dënuar me 12 vjet punë të detyruar.

Lirimi i tyre erdhi pas bisedimeve të djeshme në Phenian midis udhëheqësit koreano verior Kim Jong Il dhe ish presidentit amerikan Bill Clinton. /VoA/