Kosova nuk po merr pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) që po zhvillohet në Sarajevë, sepse ftesa për Kosovën ishte bërë me fusnotë dhe jo si për të gjitha shtetet e tjera të rajonit.
Pala kosovare e refuzoi ftesën e bërë nga kryesuesi i radhës së Presidencës së Bosnjes e Hercegovinës, Milorad Dodik. Ky i fundit e ftoi Presidentin e Kosovës në Samitin e Sarajevës, por ftesa për Kosovën ishte bërë me fusnotë dhe jo si për të gjitha shtetet e tjera të rajonit. Për këtë arsye Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e refuzoi pjesëmarrjen.
“Përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e bën të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim”, shkroi në reagimin e tij presidenti Thaçi, duke shtuar, se “Kosova gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bosnje e Hercegovinën dhe për njohje reciproke”.
“Por, fatkeqësisht, ky vullnet i ynë është keqpërdorur në vazhdimësi, njësoj sikurse tani me rastin e organizimit të SEECP-së nga Bosnja e Hercegovina. Minimumi që kërkon Kosova për pjesëmarrje në forume të tilla është trajtimi i barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse”, thotë Presidenti Thaçi, duke shtuar, se “Sjellja e Bosnjës dhe Hercegovinës është e papranueshme dhe paradoksale, meqënëse përfaqësuesit e saj aplikojnë praktika tërësisht antievropiane, që nuk dallojnë nga ato të Serbisë”.
Samiti për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që kësaj radhe po mbahet në Sarajevë mbledh prfaqësuesit nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Rumania, Turqia dhe Sllovenia.
Tema kryesore e bisedimeve në këtë Samit, ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, janë gjendja e proceseve të integrimit në BE dhe lidhjet në rajonin e Evropës Juglindore dhe më gjerë si parakushte për zhvillim të qendrueshëm.
Pas anulimit të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, edhe Shqipëria refuzoi pjesëmarrjen në shenjë solidariteti me Kosovën, njoftoi në Twitter Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Shqipërisë Gent Cakaj.
“Trajtimi i Kosovës nga organizatorët është i papranueshëm. Trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit”, shkori në Twitter Gent Cakaj.
Por refuzimi dhe mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sarajevës nuk i ka bërë shumë përshtypje kryesusit të Presidencës së Bosnjes, Milorad Dodik, i cili nuk ka marrëdhënie të mira me Hashim Thaçin.
“Pakënaqësia e tij dhe ndjenja e tij për këtë çështje mua aspak nuk më intereson. Në formatin e parashikuar për takimet e mëparshme të këtij lloji, Kosova ishte parashikuar me një lloj fusnotë. Pse atij nuk i pëlqen, askush nuk do të qajë dhe nuk do të ndiejmë ndonjë humbje pse ai nuk vjen. U ftua në formatin siç është i parashikuar për këto takime dhe unë pajtohem me qendrimin e tij që ai të mos vijë”, thotë në reagimin e tij Millorad Dodik.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë, se Kosova i shteroi të gjitha mundësitë për ta zgjidhur çështjen dhe të ftohet e barabartë sikurse shtetet tjera në Samitin e Sarajevës, por përpjekjet nuk rezultuan me sukses.
“Qëndrimi i palëkundur i institucioneve të Republikës së Kosovës është që me kushtet ekzistuese neve na është pamundësuar përfaqësimi në Samit. Mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme. Për më tepër, ajo i vë hije të keqe edhe Samitit të posapërfunduar të Poznanit në kuadër të Procesit të Berlinit, deklaratave dhe zotimeve të përbashkëta që i kemi bërë aty”, shkroi Pacolli.
E në anën tjetër ministri i Jashtëm i Bosnjes e Hercegovinës, Igor Crnadak, thotë se mosardhja e përfaqësuesve të Kosovës është një goditje ndaj bashkëpunimit rajonal.
“Kujtoj se nga nëntori ne jemi subjekt i sanksioneve nga Prishtina. Përkundër kësaj, kemi dërguar ftesë, kemi shprehur gatishmëri për të qenë nikoqirë të mirë, duke respektuar rregullin numër një, që edhe nëse nuk pajtohemi për diçka, duhet të jemi në tavolinë dhe të kërkojmë zgjidhje. Prishtina mendon ndryshe. Goditje e rëndë për bashkëpunimin në rajon”, deklaroi shefi i diplomacisë boshnjake Igor Crnadak.
Kosova dhe Bosnja e Hercegovia nuk kanë të vendosura raporte ndërshtetërore për shkak se Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, sepse, këtë e refuzon Republika Srpska që është pjesë e Federatës. Përkeqësimit të raporteve Kosovë-Bosnje e Hercegovinë iu shtua edhe fakti, që nëntorin e vitit të shkuar qeveria e Kosovës krahas produkteve të Serbisë vendosi taksë edhe për produktet e Bosnjes e Hercegovinës. Kjo për asyren se Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe mallrat e Kosovës e kanë shumë të vështirë të depërtojnë në tregun e këtij vendi./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova