LAJMI I FUNDIT:

Durmishi: Propozim-ligji për shoqëritë tregtare miratohet në Kuvend

Durmishi: Propozim-ligji për shoqëritë tregtare miratohet në Kuvend

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi ka njoftuar se në Kuvend me procedurë të shkurtuar ka kaluar Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare. Siç thonë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ky propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të shoqërive tregtare, është në bazë të Agjendës së reformave, e cila është pjesë përbërëse e Planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, të miratuar nga Bashkimi Evropian.

“Sipas Agjendës së reformës, konkretisht pjesën 4.1.5. Reformat në menaxhimin e kompanive shtetërore, Republika e Maqedonisë së Veriut është e detyruar deri në fund të vitit të miratojë Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të shoqërive tregtare, i cili prezanton rregulla të reja për kompanitë shtetërore për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të pavarur joekzekutivë të Këshillit të drejtorëve, respektivisht anëtarëve të pavarur të Këshillit mbikëqyrës. Nëse kjo masë zbatohet me kohë, në përputhje me Agjendën e reformave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, është parashikuar të tërheqë mjete financiare në vlerë prej 4.400.906.47 euro”.

“Njoftimi për Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare synon të vendosë kushte të veçanta që përcaktojnë përvojën e nevojshme të punës për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të pavarur joekzekutivë të këshillit të drejtorëve, përkatësisht anëtarëve të pavarur të këshillit mbikëqyrjes në shoqëri me përgjegjësi dhe këshillin e aksionerëve, në pronësi të plotë dhe dominuese shtetërore. Me fjalë tjera, për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarit të pavarur joekzekutiv të këshillit të drejtorëve, përkatësisht anëtarit të pavarur të këshillit mbikëqyrës, kandidati duhet të ketë së paku katër vjet përvojë pune, konkretisht në fushën e funksionimit financiar dhe çështje juridike”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.


Më tej shtojnë se në këtë mënyrë, Projektligji pritet të krijojë një kornizë të përshtatshme ligjore për rregullimin e kritereve për përzgjedhjen e anëtarëve të pavarur joekzekutivë në bordin e drejtorëve dhe anëtarëve të pavarur në bordet mbikëqyrëse në shoqëritë aksionare me pronësi dominuese shtetërore, në drejtimin e sigurimit të menaxhimit të cilësisë dhe efikasitetit, dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në ngritjen e ekspertizës dhe profesionalizmit në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit dhe menaxhimit të këtyre kompanive.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori