Dhoma e ulët e Parlamentit të Rusisë ka urdhëruar fillimin e hetimeve nëse puna e Radios Evropa e Lirë, Shërbimit rus, Zërit të Amerikës dhe CNN-it është në përputhje me ligjet e Rusisë.
Hapi i Dumës shtetërore erdhi disa ditë pasi një senatore e SHBA-ve, Jeanne Shaheen, nga New Hampshire, paraqiti ligjin që do t’i mundësonte Departamentit të drejtësisë për të hetuar shkeljet e mundshme të Aktit të Regjistrimit të agjentëve të huaj nga RT, një rrjet i lajmeve i mbështetur nga Rusia.
Nisma ruse u prezantua nga Konstantin Zatulin, anëtar i Partisë Rusia e Bashkuar të presidentit Vladimir Putin, që mban shumicën dërrmuese në Dumë.
I miratuar nga ligjvënësit të premten, ky hap e udhëzon Komitetin e Dumës për politikat e informimit të hetojë përputhshmërinë me ligjet ruse të punës së VOA-s, CNN-it dhe Radios Evropa e Lirë (shërbimi rus i njohur si Radio Svoboda).
Zatulin e ndërlidhi konkretisht këtë hetim me ligjin e Shaheenit, duke cituar vlerësimet e shërbimeve amerikane të informimit se RT në SHBA është shfrytëzuar si pjesë e një fushate të drejtpërdrejtë të Kremlinit për shfrytëzimin e ndikimit publik me qëllim të mbështetjes për presidentin amerikan Donald Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
Edhe RT dhe Kremlini i kanë hedhur poshtë akuzat.
Radion Evropa e Lirë dhe VOA mbikëqyren nga Bordi i Guvernatorëve për Transmetim (BBG), një agjenci amerikane që mbikëqyrë transmetimin civil të operacioneve mediatike.
VOA është një entitet federal, ndërkohë që Radio Evropa e Lirë është një organizatë private jofitimprurëse që financohet me fondet e Kongresit amerikan
CNN u gjet nën akuza të Moskës për mënyrën se si ka përcjellë përfshirjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe lidhjet ndërmjet bashkëpunëtorëve të Trumpit me zyrtarët rusë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, më herët gjatë muajit ka akuzuar këtë rrjet ndërkombëtar televiziv me seli në Atlanta, me të njëjtin fjalor që përdor edhe Donald Trump se janë “lajme të rreme”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës