Yulia Kriger nga Novosibirsk i Rusisë ka pamjen e një kukulle, teksa nuk pranon të ketë bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike.
Këmbët e gjata, beli i hollë dhe pjesë tjera me linja shumë të dëshirueshme, kanë bërë që ajo të popullarizohet në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, ka pasur dyshime nëse gjithçka rreth saj është origjinale, duke vënë fokusin tek gjoksi që duket se është zmadhuar.
“Prej se kam qenë në shkollë fillore, më kanë thënë se dukem si kukull. Kam lindur kështu dhe pamja ime nuk është ndryshuar me procedura zbukurimi”, ka thënë Kriger.
“Të gjithë më pyesin për sytë e kaltër dhe të mëdhenj, duke menduar se kam vënë thjerrëza. Vetëm njëherë kam provuar dhe i kam hequr sepse nuk më shkojnë”, tha ajo.
Format simetrike të trupit dhe bukuria që i japin, bën që të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/