Ekspertja e arsimit, Bardha Qirezi, ka kritikuar sistemin e arsimit në Kosovë, teksa ka komentuar rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në testin PISA-s – ku që nga viti 2015 Kosova rangohet në dy/tri vendet e fundit.
Duke theksuar se një nga sfidat kryesore është niveli i ulët i arritjes së leximit, Qirezi ka shtuar se asnjë nxënës në Kosovë nuk ka arritur një nivel leximi prej 5 ose më lartë, që tregon se kanë vështirësi të kuptojnë dhe analizojnë informacionet në tekstet mesatare ose të gjata.
“Ky është një proces që e teston një sistem të përgjithshëm arsimor. Ajo çka mua më shqetëson më së shumit është niveli i arritjes së leximit. Ku asnjë student në Kosovë nuk e ka arritur nivelin 5 ose më larte. Dhe nëse dëshirojmë se çka do të thotë kjo për nxënësit, fëmijët tanë. Kjo do të thotë që ata nuk munden të kuptojnë faktin në një tekst të mesëm ose të gjatë. Dhe nuk mund të dallojnë faktin nga dezinformata. Dhe kjo iu shkakton probleme serioze në jetë, duke e pasur parasysh se si iu qasen probleme politike, sociale apo edhe personale”, ka thënë Qirezi në Debat Plus.
Qirezi e lidh këtë problem me mënyrën e mësimdhënies dhe angazhimin e nxënësve në zhvillimin e mendimit kritik, duke thënë se këto aspekte janë të rëndësishme për shoqërinë.
Ajo e theksoi se shoqëria kosovare aktualisht po përjeton polarizim dhe nuk ka aftësinë të analizojë informacionet që merr.
“Edhe ky nuk është diçka që mund të ndryshohet shumë shpejt. Për shembull me ndërtimin e infrastrukturës. Por kjo ka të bëjë ëme mënyrë se si mbahet mësimi, sa angazhohen nxënësit dhe sa zhvillohet mendimi kritik. Dhe kjo është tepër me rëndësi për shoqërinë tona, e cila po e shohim në ditët sotme, jo veç që është e polarizuar por nuk është në gjende t’i analizojë të dhënat apo informatat që i merr.
Këtu duhet me pas një strategji afatgjatë, përkrahje të mirëfilltë të shkollave. Organizim të proceseve, politikave dhe monitorim të vazhdueshëm të performancës së shkollave”, ka shtuar Qirezi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit