Site icon Telegrafi

“Duaje jetën, ashtu siç e dua unë” – koncerti humanitar në Prishtinë për ndërgjegjësimin lidhur me kancerin e gjirit

Një koncert humanitar, me fushatë vetëdijësuese për parandalimin dhe luftimin e kancerit të gjirit do të mbahet më 29 tetor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Eventi ka për qëllim ngritjen e fondeve gjegjësisht grumbullimin e 20 mijë eurove për implementimin e një projekti me qëllim vetëdijësues, e që ky projekt do të monitorohet nga “Have Hope Kosova”.

Financimi i projektit do të bëhet nga shitja e biletave, derisa bizneset dhe artistë të shumtë do të kontribuojnë në grumbullimin e fondeve.

“Misioni i organizatës “Have Hope” është të ndihmojë njerëzit që janë të prekur nga kanceri dhe familjet e tyre, duke ofruar mbështetje emocionale dhe praktike në mënyra të ndryshme”, ka thënë nga organizata.

Me moton, “Duaje jetën, ashtu siç e dua unë!”, koncerti humanitar mbledh emra të mëdhenj të artit klasik, sikurse Ansamblin Zanat, sopranon Zana Abazin, sopranon Rina Ramadanin  si dhe pianisten Pranvera Hoxhën,

Bileta për këtë koncert që mbahet në Sallën e Atelies në Pallatin e Rinisë, kushton vetëm 20 euro. /Telegrafi/ 

Exit mobile version