LAJMI I FUNDIT:

Dropbox krijon mur mbrojtës shtesë në verzionin beta

Dropbox krijon mur mbrojtës shtesë në verzionin beta

Të gjithë ne kemi adresat tona elektronike dhe i konsiderojmë ato si vendin tonë të parë personal në botën digjitale. Nëse dikush çaset në emailat tonë, atëherë neve mund të na shkaktohet dëm i madh

Llogaria juaj në Dropbox mund të themi se është sekondare, veçanërisht nëse në të ruani fjalkalime sekrete ose dokumente tjera personale. Për këtë arsye, Dropbox ka shtuar një ‘mur’ shtesë sigurie.

Kjo vjen si një tipar shtesë sigurie të cilin mund ta vendosim ose jo, nëse shkarkojmë versionin Beta të programit. Sikurse verzioni i famshëm i tiparit të Google për siguri, ju do t’i merrni në mesazh tekstual kodet ose aplikacionin e vëretimit që përdor TOTP (Time-based One-Time Password).

Dropbox thotë se do të lëshoj tiparin në ditët e ardhshme, sidoqoftë do të ju duhet të shkarkoni verzionin beta në kompjuterin tuaj. /Telegrafi/