LAJMI I FUNDIT:

Dronë misterioz fluturojnë mbi New Jersey, FBI nis hetimet

Dronë misterioz fluturojnë mbi New Jersey, FBI nis hetimet

Një numër i madh dronësh misterioz janë parë duke fluturuar mbi pjesë të New Jerseyt në javët e fundit, duke shkaktuar spekulime dhe shqetësime se kush i dërgoi dhe pse.

Guvernatori Phil Murphy dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë theksuar se dronët nuk duket të jenë kërcënim për sigurinë publike, por shumë ligjvënës shtetërorë dhe komunalë megjithatë kanë kërkuar rregulla më të rrepta se kush mund të fluturojë me aeroplanët pa pilot.

FBI është në mesin e disa agjencive që po hetojnë dhe u ka kërkuar banorëve të ndajnë video, foto dhe informacione të tjera që mund të kenë në lidhje me dronët.


Çfarë është parë në New Jersey?

Dhjetra dëshmitarë kanë raportuar se kanë parë dronë në New Jersey duke filluar nga nëntori, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Në fillim, dronët u panë duke fluturuar përgjatë lumit piktoresk Raritan, një rrugë ujore që ushqen rezervuarin e Round Valley, rreth 80 kilometra në perëndim të New Yorkut.

Por së shpejti pamje të tilla u raportuan në tërë vendin, duke përfshirë fushën e golfit të presidentit të zgjedhur Donald Trump në Bedminster.

Kohët e fundit dronë janë parë edhe në zonat bregdetare.

Kush i dërgoi?

Autoritetet thonë se nuk e dinë se kush qëndron pas dronëve.

FBI, Siguria Kombëtare dhe policia e shtetit po hetojnë pamjet.

Autoritetet thonë se nuk e dinë nëse është një dron që është parë shumë herë ose nëse ka shumë prej tyre që po fluturojnë në një përpjekje të koordinuar.

Spekulimet janë ndezur në internet, me disa që shprehin shqetësime se droni ose dronët mund të jenë pjesë e një komploti nga agjentë të huaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kalo në kategori