Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 645 persona nga këta 186 janë arrestuar, 420 janë proceduar penalisht dhe 39 janë shpallur në kërkim.
Janë kapur në total 49 persona në kërkim, nga këta 39 në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar.
Janë zhvilluar 28 operacione policore të koduara “50 Dollars”, “Monday”, “Filiali 2” (2 raste), “Taxi”, “Repeater”, “Similar”, “Fati i lojërave” (3 raste), “Hide”, “Weekend”, “Ancona”, “Elektroaut”, “Përsëritësi”, “Reklamat”, “Houses”, “Often”, “Karbunara”, “Knock Down”, “Restart 7”, “First”, “Krasta”, “Arapaj”, “Baks”, “Vukpalaj”, “Pistulli” dhe “Acidet”.
Janë zhvilluar tre operacione të mëdha, për goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni “Knock down”, i zhvilluar nga DVP Korçë, me 101 persona të proceduar nga të cilët 31 me masë sigurie “Arrest në burg” dhe 70 të proceduar në gjendje të lirë; operacioni “Taxi”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, gjatë të cilit u sekuestrua rreth 1 kilogramë kokainë dhe operacioni “Restart 7”, po nga DVP Korçë, gjatë të cilit u sekuestruan rreth 40 kilogramë kanabis.
Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 4 operacione dhe 1 megaoperacion për kontrollin e territorit, gjatë të cilëve është evidentuar 1 laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit me anë të llambave, 1334 fidanë narkotikë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe në sera.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 10 armë zjarri, 2 armë gjahu, 7 thika, 3 doreza metalike, lëndë eksplozive, municion luftarak, etj.
Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar në total rreth 40.5 kilogramë kanabis, rreth 1 kilogram kokainë, doza me heroinë, qindra fara kanabisi dhe fidanë narkotikë, 30 automjete, 63 celularë, monitorë për lojëra fati, shuma parash dhe mallra kontrabandë.
Janë parandaluar dy ngjarje kriminale, janë goditur 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 45 raste të dhunës në familje. Po ashtu, janë evidentuar dhe goditur 24 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 33 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 34 raste.
Policia Rrugore
Gjatë kësaj jave janë pezulluar 547 leje drejtimi, nga të cilat 435 për tejkalim shpejtësie, 88 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 51 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë arrestuar 49 drejtues mjetesh, nga këta 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 14 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë vendosur 17,423 masa administrative dhe janë goditur 10 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike, shumica nga Policia Rrugore e Tiranës.
Për herë të parë, nga Policia Rrugore e Tiranës është aplikuar testi i drogës dhe janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin, nën efektin e drogave të forta.
Policia Kufitare
Gjatë kësaj jave janë kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar.
Janë proceduar në gjendje të lirë 16 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 7 persona për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 5 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Trafikimi i narkotikëve” dhe 1 person për “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.
Gjithashtu janë goditur 3 raste të mitëdhënies. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Arrestohet ish drejtori i Qendrës sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski dhe Asmir Jahoski

Poston armën në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari në Skënderaj

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa