LAJMI I FUNDIT:

Drita me një këmbë në finalen e Kupës së Kosovës, fiton bindshëm ndaj Ramiz Sadikut

Drita me një këmbë në finalen e Kupës së Kosovës, fiton bindshëm ndaj Ramiz Sadikut

Drita ka fituar bindshëm me rezultat 3-0 ndaj Ramiz Sadikut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ekipi i Ardian Nuhiut është me një këmbë në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, pas fitores së thellë ndaj ekipit nga Liga e Parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Dritës, e cila përveç shumë rasteve, kreu thuajse gjithë detyrën duke shënuar tri gola.


Goli i parë erdhi pas vetëm tetë minutave me anë të Albin Krasniqit, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Ilir Blakçorit, ndërsa Hamdi Namani (13’) shënoi për 2-0 pas asistimit të Almir Ajzerajt.

Në minuten e 39-të, vendasit gjeten përsëri golin me anë të Muharrem Jasharit, i cili dërgoi skuadrën e tij në pushim me rezultat 3-0.

Në pjesën e dytë, gjilanasit ishin përsëri skuadër më e mirë, menaxhuan lojën, krijuan raste, por arritur të shënojnë gola tjerë.

Kështu, pas 90 minutave lojë, Drita fiton me rezultat 3-0.

Ndeshja kthyese në Prishtinë zhvillohet në javën e ardhshme apo më saktë me 13 prill. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori