LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 8° partlycloudy_night

Drenas, mbahet punëtori treditore për transparencë dhe llogaridhënie

Drenas, mbahet punëtori treditore për transparencë dhe llogaridhënie

Kuvendi i Komunës së Drenasit ka organizuar një punëtori treditore me qëllim hartimin e katër dokumenteve të rëndësishme që do të rregullojnë transparencën, llogaridhënien dhe gjithëpërfshirjen e qytetarëve të komunës. Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të proceseve administrative dhe forcimit të lidhjes midis institucioneve komunale dhe qytetarëve.

Punëtoria është mbajtur me pjesëmarrjen e nënkryetarit të Komunës së Drenasit, Arben Shala, kryesuesit të Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani, anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe zyrtarëve të tjerë komunalë.

Punëtorinë e ka përshëndetur nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Shala, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Po ashtu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Lestrani, ka vlerësuar punën e përbashkët mes anëtarëve të Kuvendit dhe administratës komunale, duke e cilësuar këtë punëtori si një hap konkret drejt avancimit të qeverisjes së mirë.


Udhëheqjen e kësaj punëtorie e ka bërë Bekim Dobra, udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun, i cili ka koordinuar diskutimet dhe hartimin e dokumenteve strategjike.

Gjatë tre ditëve të punë intensive, pjesëmarrësit kanë bashkëpunuar për të hartuar dokumente strategjike që synojnë të:

-Rrisin transparencën në vendimmarrje dhe informimin publik

-Përmirësojnë llogaridhënien e institucioneve ndaj qytetarëve

-Garantojë përfshirjen më të madhe të qytetarëve në proceset komunale

Rezultatet e kësaj punëtorie priten të reflektojnë në dokumente konkrete, të cilat do të prezantohen dhe miratohen në Kuvendin Komunal në javët e ardhshme. Ky angazhim për transparencë dhe gjithëpërfshirje është një hap i rëndësishëm drejt një qeverisjeje më të mirë në shërbim të qytetarëve të Drenasit./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

Evropa
Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Politikë
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë: Nuk kemi qarë pasi nuk donim ta mërzisnim, nuk ofendon asnjëherë as jashtë Big Brother

Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë: Nuk kemi qarë pasi nuk donim ta mërzisnim, nuk ofendon asnjëherë as jashtë Big Brother

Magazina

"Një frikë që nuk do ta harrojë kurrë", një burrë po lante dritaret e një rrokaqiell kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Azia
Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Lajme
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Kalo në kategori