Drenas, mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e pesta me radhë për këtë vit, me gjithsej 10 pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal i mbajtur më datën 29.04.2025 2. Propozim-vendim për financimin e projektit “HANDIKOS” 3. Rregullore për plotësimin ndryshimin e Rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba. 4. Propozim vendim për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i planit të të hyrave vetanake për vitin 2024 dhe bartjen në vitin 2025. 5. Propozim vendim për bartjen e fondeve-të hyrave vetanake nga viti 2024 në vitin 2025. 6. Rregullore për plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e subvencioneve. 7. Propozim vendim për shfuqizimin e përsëritshëm të Vendimit paraprak 02 Nr.030/01-46219 për dhënien e pronave të paluajtshme të Drenasit/Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizikë/ juridik( për 99 vite) i miratuar me datë 19.09.2024 8. Propozim vendim për shfuqizimin e Vendimeve 02 nr.462/01-11634, vendimit 02 nr.462/01-11636 dhe vendimit 02nr.462/01-11637 të datës 28.03.2025 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 35 vite pronat e paluajtshme të Komunës me procedurë të negocimi. 9. Propozim vendim për formimin e komisionit për plotësim ndryshimin e rregullores për taksa tarifa ngarkesa dhe gjoba. 10. Të ndryshme.
Të gjitha pikat diskutuan dhe miratuan me shumicë votash. /Telegrafi/



















































