LAJMI I FUNDIT:

Drejtorët e Haskukës në ekzekutivin e Prizrenit i raportojnë Qunit të LDK-së

Drejtorët e Haskukës në ekzekutivin e Prizrenit i raportojnë Qunit të LDK-së

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka ftuar për raportim drejtorët që përfaqësojnë partinë e tij në Ekzekutivin e Komunës së këtij qyteti.

Në takimin që është mbajtur në zyrën e LDK-së, drejtorët kanë treguar për punën që kanë bërë, sidomos gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Përveç Qunit, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e tjerë të partisë.


Sekretari i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi tha se në këtë takim është vlerësuar puna e drejtorëve të këtij subjekti politik në Ekzekutivin e Komunës.

“Puna e tyre është vlerësuar pozitive, sidomos në këtë kohë të pandemisë”, tha Gashi për “PrizrenPress”.

LDK-ja bashkëqeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren.

Partneriteti i këtyre dy subjekteve politike u pati luhatur pas zgjedhjes së kandidatit të PDK-së për Kryesues të Kuvendit.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, pati shpallur të prishur koalicionin me LDK-në.

Pas arritjes së marrëveshjes së LDK-së dhe VV-së, për formimin e Qeverisë së Kurtit, nga Haskuka nuk është përmendur më prishja e koalicionit me këtë subjekt politik në Prizren.

Nënkryetari i parë i Komunës dhe drejtorët e Ekzekutivit, kanë vazhduar t’i mbajnë postet e tyre.

Ata kanë raportuar dje para përfaqësuesve të partisë për punën që po e bëjnë në Ekzekutiv.

Kryetari i Degës, Anton Quni, pasi i ka falënderuar për punën që kanë bërë në Komunën e Prizrenit, ka kërkuar nga ata që vazhdojnë të angazhohen për të mirën e qytetarëve.

“LDK-ja gjithmonë do t’i përkrahë qytetarët pa dallim”, ka thënë ai.

Sekretari i degës së LDK-së, Nderim Gashi tha se në këtë takim është vendosur po ashtu që pas pandemisë të rifillohet me aktivitete politike në teren.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori