LAJMI I FUNDIT:

Dramatike: Shpëtuan vetëm pak sekonda para se treni të përplaset për autobus (Video)

Dramatike: Shpëtuan vetëm pak sekonda para se treni të përplaset për autobus (Video)

Udhëtarët bënë një ikje dramatike, vetëm pak sekonda para se treni të përplaset për autobus.

Shoferi i autobusit që po udhëtonte nëpër Atlanta, dëgjohet duke i rënë sirenës, në trafikun e ngjeshur.

Kur kupton se autobusi nuk mund të lëvizte dhe se do të goditet nga treni që po afron, shoferi 38-vjeçar kërkon nga udhëtarët të lëshojnë autobusin, transmeton Telegrafi.


Ishte vetëm shoferi që qëndroi brenda, kurse të gjithë të tjerët dolën jashtë.

Ata kanë mbetur me disa lëndime në trup, kurse shoferi po qëndron në spital shkaku i lëndimeve të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/