Ish-missi dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, këto ditë është bërë temë e mediave rozë pas denoncimit të dhunës që ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar mbi të.
Mesa duket, çifti kanë pasur një jetë mjaft kaotike viteve të fundit në Suedi, duke qenë se nuk kanë gjetur mirëkuptim dhe kanë shkuar drejt divorcit.
Si kundërpërgjigje ndaj akuzave, ish-bashkëshorti i saj Atilla Kardesh, a publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij këngëtare.
Në videon e publikuar nga ai, Latifi dëgjohet duke qarë dhe bërtitur në telefon, teksa i kërkon atij që të shkojë për t’i marr me fëmijët.
Kundrejt kësaj video, Drenusha ka nuk ka bërë një reagim specifik, teksa ka publikuar me qindra mesazhe mbështetëse që i ka pranuar nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Mes të tjerash, këngëtarja e këngës “Oxygen” ka ndarë me ndjekësit e saj edhe një mesazh mbështetës nga modelja e njohur, Juliana Nura, e cila njihet si avokuese e fortë e të drejtave të grave.
Xhuli ka rishpërndarë një postim nga influencuesja Ina Kollçaku, e cila ka dënuar dhunën e bashkëshortit të ushtruar mbi ish-missin kosovar, sipas akuzave të saj.
Drenusha përndryshe ditë më parë në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, publikoi edhe fotografitë tronditëse të saj, ku shihej e gjymtuar teksa dëshmonte dhunën e ushtruar mbi të. /Telegrafi/