Doktor Michael Regan, është kirurg ortopedik i njohur amerikan dhe specialist për probleme të shpinës dhe qafës, duke përfshirë edhe herninë, stenozën kurrizore (ngushtimi i hapësirës brenda ose përreth shtyllës kurrizore), spondilozën dhe lëndimet e kurrizit

Bën operacione më të komplikuara dhe shumë njerëz i ka shëruar përgjithmonë nga dhembjet e shpinës dhe qafës me një seri ushtrimesh të cilat vetë i ka shpikur dhe testuar, transmeton Telegrafi.


Ushtrimet janë aq të thjeshta, por si bëhen shikoni në video dhe fotografi!

DHEMBJA E SHPINËS Pozicioni sfingë

Ngrini trupin dhe mbajeni në këtë pozicion 10 sekonda. Lirohuni dhe kthehuni në pozicionin fillestar dhe përsëriteni edhe 4 herë.

Supermen

Bëni 10 përsëritje, qëndroni 30 sekonda.

Shtrirja e thjeshtë

Bëni së paku 5 përsëritje me shtrirje prej 3 sekondash. Këtë ushtrim mund ta bëni kudo që të jeni.

3 8

Piriformis

Për secilën këmbë bëni 10 përsëritje, qëndroni në këtë pozicion 30 sekonda.

Mace

Bëni së paku 5 përsëritje, qëndroni secilën herë nga 30 sekonda.

Qeni

20 përsëritje, qëndroni 30 sekonda.

Gjunjët në gjoks

10 përsëritje për secilën këmbë, qëndroni 30 sekonda.

Pozicioni i fëmijës

Përsëriteni disa herë, çdoherë qëndroni 30 sekonda.

Shtrirja vrapuese

Bëni 10 përsëritje për secilën këmbë, me qëndrim prej 30 sekondash.

9 2

Shtrirja e përparme

Bëni 10 përsëritje për secilën këmbë, me qëndrim prej 10 sekondash.

10 1

Hipershtrirja

Bëni 10 përsëritje, me qëndrim prej5 sekondash. Bëni këtë ushtrim çdo ditë dhe që pas disa ditësh dhembja do të pushojë!

Efekti vërtet është i shpejtë dhe pothuajse magjik, ndërsa ushtrimet janë të shkëlqyeshme edhe si preventivë.

Pra, kur dhimbjet pushojnë, mos i ndërprisni menjëherë ushtrimet, por bëni së paku një herë në dy ditë, posaçërisht nëse kryesisht qëndroni në këmbë apo ulur gjatë ditës. /Telegrafi/