Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik në Prishtinë, në mbledhjen e sotme ka zgjedhur Dr. Naim Berishën ushtrues detyre të drejtorit të këtij instituti.
Në njoftimin e Institutit Albanologjik të Prishtinës thuhet se në mbledhjen e mbajtur më 20 shtator 2024, pas propozimit të Këshillit Shkencor, Këshilli Drejtues ka zgjedhur prof. asoc. dr. Naim Berishën u.d. të drejtorit të Institutit Albanologjik.
“Dr. Naim Berisha është bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin Albanologjik në Prishtinë nga viti 2008, në Degën e Gjuhësisë. Gjatë kësaj periudhe kohore ka kryer disa detyra: Shef i Degë së Gjuhësisë (1.9.2019 -1.9.2023); Anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik (1.11.2019 – 31.10.2023); Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit Albanologjik 2016-vijon; Anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe (që nga 21 shkurt 2020); Anëtar i redaksisë së revistës “Gjurmime Albanologjike” (numrat 49, 50, 51, 52); Anëtar i Këshillit Kombëtar Shkencor i Projektit “Gjuha Shqipe dhe Kompjuteri (2020-2021); Fjalori i Madh i Gjuhës shqipe – Përgjegjës për kartotekën e leksikut në Kosovë; Fjalori i Madh i Gjuhës shqipe – Hartues. Fushat e tij të studimit janë: leksikologjia, leksikografia, dialektologjia, sociolinguistika, kultura e gjuhës etj”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ai ka qenë i angazhuar si asistent dhe ligjërues në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës dhe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prizrenit. Veprimtaria e tij shkencore dhe arsimore numëron 7 libra të botuar (botime shkencore, tekste shkollore); 75 njësi bibliografike – studime, trajtesa, artikuj, recensione etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Veliaj mbërrin në GJKKO për të kërkuar “lirinë”, SPAK paraqiti prova të reja

Misajllovski: Buxheti i Mbrojtjes është 2 përqind dhe ai do të rritet me rritjen ekonomike

Maqedonci priti në takim komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, flasin për gjendjen e sigurisë në vend

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët