Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi nuk thotë se vetëm ka sakrifikuar për qytetarët e Kosovës kur votoi për kalimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës. Ajo shprehet se prapa vendimit të saj për të votuar demarkacionin qëndrojnë edhe dy arsye të tjera: Raporti i Bulliqit dhe marrëveshja mes presidentëve.
“Raporti Bulliqi dhe marrëveshja e arritur megjithatë lënë hapësirë për përmirësimin e marrëveshjes së 2015-tës”, ka thënë Kadaj-Bujupi në një përgjigje me shkrim për Insajderin, teksa ka shpjeguar arsyet pse ndërroi e qëndrimit lidhur me demarkacionin.
“Edhe pse përgjatë tri viteve të fundit jam arrestuar dhjetëra herë e kam dhjetëra aktakuza, nevojat e mësipërme të popullit të Kosovës e veçanërisht mundësia e përmirësimit të gabimeve eventuale të marrëveshjes së re legjitimojnë këtë mundësi të re për zgjidhjen e problemeve që po e mbajnë peng me vite Kosovën”, ka thënë ajo.
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje kishte kundërshtuar për tri vite marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez Sërgjan Darmanoviq në vitin 2015.
Madje, tashmë deputetja e AAK-së kishte hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për të kundërshtuar këtë marrëveshje. Për këtë i ishte shqiptuar edhe një dënim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Por, Kadaj-Bujupi shprehet se “sot është një moment i ri”, e sipas saj, nuk është më koha për të përdorur gazin lotsjellës.
“Në retrospektivë, kemi parë se gazi asokohe e ka ndaluar marrëveshjen e dëmshme të demarkimit të kufirit me Malin e Zi. Sot, jemi në një moment të ri”, deklaroi Kadaj-Bujupi.
“Kosova sot ballafaqohet me probleme të shumta e shumë bazike”.
Pas tre vitesh bllokim në çështjen e kufirit me Malin e Zi, Kadaj-Bujupi thotë se ka ardhur koha që institucionet shtetërore të fokusohen në çështje të tjera; çështje të cilat prekin direkt jetët e qytetarëve.
“Tani që u ratifikua, megjithatë kemi hapësirë të vazhdojmë të merremi me temat të cilat prekin dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, pra në shëndetësi, arsim e punësim”, shprehet deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, per Insajderin.
Pas miratimit të Marrëveshjes për Kufirin me Malin e Zi, Kadaj-Bujupi komentoi edhe përparësitë që sjell liberalizimi i mundshëm i vizave për Kosovën, që kishte si kriter kryesor demarkacionin.
“Sportistët e studentët tanë edhe pse për nga cilësia e kapaciteti mund të konkurrojnë me ata ndërkombëtarë, penalizohen prej pjesëmarrjes në evente të ndryshme për shkak të izolimit me të cilin vendi jonë përballet padrejtësisht”, tha Kadaj-Bujupi.
Kadaj-Bujupi u largua nga Lëvizja Vetëvendosje javën e kaluar, pas përçarjes së kësaj partie në dy grupe. Një pjesë e madhe e deputetëve të VV-së u mblodhën bashkë në Grupin e Deputetëve të Pavarur, por ajo preferoi të rikthehej në partinë ku kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj politike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti