Kur një herë ta provoni domaten e zier në këtë mënyrë, gjithmonë do ta përgatisni të tillë për turshi Përbërësit:- 6 kg domate (para pastrimit);- 2 lugë kripë;- 4 lugë sheqer;- qepë;- speca të vegjël djegës;- selino.

167613 shutterstock 194781410 ff


Përgatitja:

⦁ Domaten lajeni mirë, pastrojeni dhe priteni në copë.

⦁ Bluani domaten në makinë bluarës dhe kullojeni në kulluese speciale.

⦁ Qiteni në tenxhere, shtoni kripën dhe sheqerin dhe zieni.

⦁ Kur të vlojë, zieni edhe 10-15 minuta.

⦁ Shishet nxehni në furrë, 10 minuta në 100 gradë.

⦁ Domaten e nxehtë qiteni në shishe të nxehta.

⦁ Në çdo shishe vendosni një copë celofani të njomur në alkool apo raki, shtrëngojeni me llastik dhe vendosni kapakun.

⦁ Shishet mbështillni në peshqir dhe lini 24 orë që të ftohen, transmeton Telegrafi.