Pas publikimit të fundit të “Framing Britney Spears”, BBC njoftoi dokumentarin për jetën dhe konservatoritetin e legjendës së muzikës pop.

Dokumentari i ri, i titulluar The Battle for Britney: Fans, Cash and Conservatorship, do të dalë në BBC iPlayer të shtunën, 1 maj.


Do të transmetohet disa ditë më vonë në BBC Two, në orën 21:00 të mërkurën (5 maj).

britney spears 1612960720 Britney Spears (Foto: Getty Images)

Gazetari i BBC, Mobeen Azhar ka qenë në vendlindjen e Spears për të takuar njerëz që janë të përfshirë në betejat e gjata gjyqësore përreth Britney.

Mobee gjithashtu ka intervistuar edhe njerëz të afërm të Spears, përfshirë ish-koreografin e saj dhe bashkë-yllin e “X Factor”, Brian Friedman, grimeren e saj, Billy Brasfield, avokaten Lisa MacCarley dhe blogerin e famshëm Perez Hilton.

Vetë këngëtarja iu përgjigj një pjese që u lansua në shkurt duket thënë, “Unë nuk e shikova dokumentarin, por nga ajo që pashë kam qarë për dy javë. Unë ende qaj ndonjëherë”.

singer britney spears arrives for the premiere of sony news photo 1613654561 Britney Spears (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, Netflix është duke punuar në dokumentarin për jetën e Britney Spears dhe konservatorin e saj.

Në fillim të muajit prill, ka kërkuar që pasuria e yllit të muzikës pop të mbulojë kostot e mëdha të tarifave të tij ligjore. /Telegrafi/

Britney Spears 2016 MTV Video Music Awards Arrivals billboard 1548 1612544955 compressed Britney Spears (Foto: Getty Images)