Dokumentar për jetën e aktores Margarita Xhepa

Në këtë film do të pasqyrohet jeta e aktores, e cila i ka dhënë jetë një numri të madh personazhesh në skenë dhe ekran. Regjisori vlerëson thjeshtësinë e Xhepës edhe titullin artistja kërkon që të jetë pa pompozitet. Ky është filmi i parë dokumentar realizuar për aktoren Xhepa e për këtë nuk harron të falënderojë edhe bashkëpunëtorët, skenaristen Angjelina Xhara, e cila i ka dedikuar edhe një libër aktores
“Mjeshtër i Madh”, Gjonaj, premton se filmi përfundon në vjeshtë, por premiera është menduar në fillim të pranverës së ardhshme për 80 vjetorin e aktores.
Margarita Xhepa është një aktore shqiptare e lindur në vitin 1932 në Lushjne. Ajo ka luajtur mbi 150 role në skenën teatrore, një aktore që ka në bagazhin e vet mbi 33 filma artistikë. Margarita është një aktore që kudo që ka pasur evenimente në jetën artistike të Shqipërisë është prezente me recitimet e saj, me aktivitetin e saj artistik.





















































