DJI ka prezantuar një gimbal (pajisje stabilizuese që përdoret për të mbajtur kamera ose telefona inteligjentë) për telefonat inteligjentë, i cili ofron disa veçori të reja, duke përfshirë mundësinë e lidhjes direkte me telefonin dhe një modul të ri për ndjekje.

DJI Osmo Mobile 8 vjen me teknologjinë e stabilizimit me tre boshte, por tani ofron rrotullim horizontal të pakufizuar prej 360 gradësh. Kjo u mundëson përdoruesve të bëjnë foto dhe video panoramike “të buta” në 360 gradë, edhe gjatë ndjekjes së një subjekti.


Pajisja gjithashtu përfshin një shkop të integruar zgjatues, i cili lejon përkuljen e shtyllës përpara për realizimin e xhirimeve nga kënde të ulëta. Osmo Mobile 8 ka një modul të përmirësuar ndjekjeje, ofron ndjekje të integruar, regjistrim zëri dhe dritë me ndriçim e temperaturë ngjyrash të rregullueshme.

Sipas DJI, Osmo Mobile 8 mund të ofrojë deri në 10 orë jetë baterie, dhe gjithashtu mund të karrikojë telefonin përmes kabllos USB-C.

Kapësa magnetike e gjeneratës së katërt është tani shumë më e fortë dhe mbështet telefona me module kamerash më të mëdha dhe më të rënda.

“Gimbali” për telefona inteligjentë mbështet ActiveTrack 7.0, që synon të përmirësojë ndjekjen në përgjithësi. Përdoruesit gjithashtu mund të aktivizojnë ndjekjen me dy kamera përmes aplikacionit DJI Mimo.

Çmimi i DJI Osmo Mobile 8 në Kinë është 125 dollarë, dhe vjen me kapësen magnetike OM Magnetic Phone Clamp 4, modul të ri multifunksional për ndjekje, kabllo karikimi dhe pajisje të tjera shtesë. Gjithashtu ofrohet një Vlog set me çmim 140 dollarë. /Telegrafi/