Autoritetet meksikane njoftuan të enjten se kishin kapur djalin e bosit të drogës El Chapo, Ovidio Guzman-Lopez në një operacion herët në mëngjes në Culiacan, një qytet veriperëndimor që ka qenë prej kohësh baza e kartelit Sinaloa.
Forcat e sigurisë arrestuan Ovidio Guzman-Lopez, djali i Joaquin Guzman Lorea, lordit famëkeq i njohur ndryshe si El Chapo, transmeton Telegrafi.
Pas arrestimit të tij spektakolar, Ovidio Guzman u dërgua në qendrat e paraburgimit në Mexico City dhe prej andej në burgun El Altiplano, e njëjta qendër ku arratisë babai i tij në vitin 2015, ku edhe kaloi natën e parë.
Me atë rast, bosi i drogës u arratisë përmes një tuneli mbresëlënës.
Mediumi Noticias Telemundo solli një kronikë të pamjeve asokohe, ku qëndroi bosi i drogës “El Chapo”, duke treguar përmes videos gjithashtu edhe tunelin brenda burgut. /Telegrafi/