Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë kërkojnë mbështetje nga votuesit
Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.
Pas votimit në zgjedhjet presidenciale (24 maj) partitë kanë vazhduar sot me fushatën. Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.
Në kuadër të fushatës kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Nga atje Kovaçevski nënvizoi se nuk do të heq dorë nga rruga evropiane e vendit, duke nënvizuar se efektet e anëtarësimit janë pozitive edhe për qytetarët edhe për kompanitë.
“Nëse dikush ka përfitime prej hyrjes në BE, ai është sektori i biznesit dhe punëtorët. Përse sepse kompanitë tek ne, sot punojnë në treg prej 1.8 milion banorë, gjegjësisht blerës potencialë…Në rast të hyrjes në BE kompanitë tona do të punojnë në treg prej gjysmë miliardi banorë”, theksoi Dimitar Kovaçevski.
OBRM-PDUKM u premtoi banorëve të Sveti Nikollës se do ta ndërtojnë gazsjellësin kryesor deri në Veles, zgjerim të rrugës deri në Probishtip, rikonstruim të çerdhes dhe 8 milion euro të reja për komunën Sveti Nikollës. Dragan Kovaçki nga kjo parti nënvizoi se kjo parti do të kujdeset edhe për pensionistët e bujqit si dhe të gjithë qytetarët e vendit.
“Për Sveti Nikollën parashikojmë ndërtim të gazsjellësit kryesor deri në Veles, rikonstruim dhe zgjerim të rrugës deri në Probishtip, rikonstruim dhe zgjerim të çerdhes ‘Rahillka Goneva’ dhe 8 milion euro të reja për komunën Sveti Nikollë. Të nderuar qytetarë, përr bujqit e kësaj ane dhe të gjithë bujqit parashohim 800 milion euro që do të jenë mbështetje direkte për bujqit”, tha Dragan Kovaçki.
Bujar Osmani nga Fronti Evropian tha se gjatë formimit të një qeverie stabile duhet pasur parasysh se përveç shumicës prej 61 deputetësh nevojitet edhe shumica e badinterit. Pa këtë shumicë të dyfishtë shtoi ai, nuk mund të formohet qeveri stabile dhe nuk mund të ketë parlament funksional.
“Derisa OBRM-PDUKM dhe aleatët e saj çdo ditë reciklojnë teza nacionaliste, koketojnë me rryma proruse, kërcënojnë hapur gjithë luftën e lavdishme të 2001-shit, shtojnë tensionet mes bashkësive etnike dhe fetare në vend. Ne jemi fronti që garanton stabilitet dhe bashkëjetesë”, u shpreh Bujar Osmani.
Koalicioni VLEN zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Bilall Kasami nga VLEN tha se në takim është biseduar lidhur me bashkëpunimin për pjesën ekonomike të programit të koalicionit si dhe mundësinë e bashkëpunimit si qeveri e ardhshme me bizneset.
“Besojmë fuqishëm që pas 8 majit, koalicioni VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve tona me qëllim të ndaljes së këtij ekzodusi të rinisë tonë dhe qytetarëve tonë drejt perëndimit ”, tha Bilall Kasami.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj, ndërsa së bashku me ato do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime