Të enjten në Gjykatën Penale do të gjykohen nëntë persona, të cilët janë të dyshuar për shkaktimin e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata ngarkohen për veprën “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, ndërsa ka pasur reagime nga ekspertët dhe politikanë të ndryshëm që ata të akuzohen për veprën “tentim për vrasje”.
Ndryshe, sot disa deputetë të LSDM-së dëshmuan në Prokurorinë Publike për ngjarjet më 27 prill, të cilët theksuan se çdo gjë është e dëshmuar dhe e dokumentuar./Telegrafi/