Site icon Telegrafi

Disa qytete britanike rrezikojnë të ‘fshihen nga harta’ pas ngritjes së nivelit të detit dhe erozioneve të bregdetit

Disa nga qytetet dhe fshatrat bregdetare në Britani do ndodh që duhet të braktisen për shkak të ngritjes së nivelit të detit dhe erozioneve të brigjeve të detit, këtë e bëri të ditur një zyrtar nga agjencia britanike për mbrojtjen nga vërshimet, i cili tha se largimi i banorëve nga zonat bregdetare do ishte një lëvizje kontroverse.

Sir James Bevan, shefi ekzekutiv i Agjencisë për Mjedisin, tha se duhet të fillojnë biseda mbi zgjidhjet e kësaj çështjeje, transmeton Telegrafi.

“Këto bisedime duhet të fillojnë për shkak se ne u detyrohemi këtyre banorëve të rrezikuara, duhet t’i ndihmojmë ata që të vendosin për të ardhmen e tyre”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu tha se është shumë herët për të treguar se banorët e cilave zona duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe se nuk duhet që askush nga ata të detyrohet për ta bërë atë.
Disa nga vendet që veçse dihet se janë nën rrezik janë Happisburgh në Norfolk, Kessingland në Suffolk dhe Hornsea në Yorkshire. /Telegrafi/

Exit mobile version