LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 3° clearsky_night

Disa lokalitete të Shtimes vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm

Disa lokalitete të Shtimes vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm

Banorët e disa fshatrave të komunës së Shtimes po përballen me mungesë të ujit të pijshëm duke e vështirësuar jetesën. Shumë banorë udhëtojnë me kilometra të tërë për të siguruar ujin e pijshëm prej burimeve natyrore, por shumë të tjerë e blejnë atë. Ani pse kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu, rreth katër vjet më parë gjatë fushatës zgjedhore, u kishte premtuar banorëve nëpër lokalitete se do të bën investime në rrjetin e ujësjellësit, por deri më tash gjendja nuk është përmirësuar.

Me gjendje më të rëndë dhe me numrin më të madh të popullsisë po përballen banorët e Pjetërshticës, Carralevës dhe Zborcit të cilat nuk e kanë fare të instaluar rrjetin e ujësjellësit.

Rexhep Gashi, kuvendar nga Lëvizja për Bashkim, në Shtime, ka thënë për Telegrafin se është shqetësuese se si në këtë shekull banorët po e vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe buxheti publik nuk po shfrytëzohet për projekte të tilla.


“Fshatrat Pjetershtica, Carraleva dhe Zborci nuk kanë fare furnizim me ujë, ndërsa në Petrovë dhe Reçak furnizimi nuk mbulon të gjithë banorët. Ky problem po shkakton shqetësime të mëdha për komunitetin, sidomos gjatë stinës së verës kur kërkesa për ujë rritet ndjeshëm. Ne si asamblist takohemi vazhdimisht me banorët dhe ata po kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë për zgjidhjen e këtij problemi jetik”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, çështja e furnizimit me ujë ka qenë një problem i vazhdueshëm për këto fshatra, por banorët shpresojnë që institucionet komunale dhe qendrore të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme.

“Investimet në infrastrukturën e ujësjellësit janë të domosdoshme për të garantuar që çdo familje të ketë qasje në ujë të pijshëm, një e drejtë bazë për çdo qytetar, andaj ne si asamblist po mundohemi vazhdimisht që nëpërmjet mbledhjeve të Kuvendit ta përçojmë zërin e qytetarëve te ekzekutivi i komunës, por deri më tash nuk po lëvizë asgjë konkrete, ani pse kryetari i komunës gjatë fushatës zgjedhore pati dhënë shumë premtime lidhur me furnizim të ujit të pijshëm për lokalitetet që kanë nevojë, por deri më tash nuk i ka realizuar ato”, ka kritikuar Gashi.

Në anën tjetër komuna e Shtimes nuk u është përgjigjur pyetjeve të Telegrafit, lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në disa lokalitete./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Kalo në kategori