LAJMI I FUNDIT:

Disa fotografi të Aston Martin Valour 2024 dhe specifikat e tij

Disa fotografi të Aston Martin Valour 2024 dhe specifikat e tij

Aston Martin Valour është një nga tre modelet V-12 limited-edition.

Kjo makinë prej 2 milionë dollarësh krenohet me një V-12 dhe një transmision manual, që tashmë e vendos atë disa hapa përpara shumicës së supermakinave të tjera moderne, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Bëhet fjalë për një veturë që thuhet se është e kufizuar në vetëm 110 njësi dhe ka një çmim fillestar prej
rreth 2 milionë dollarë.

Natyrisht, ky çmim nuk merr parasysh opsionet e shumta për “personalizim”.

Ajo ka një motor V-12 5.2-litërsh, duke prodhuar 705 kuaj fuqi.

Veç këtyre, ajo mund të arrijnë shpejtësinë prej 100km/h në më pak se 3.5 sekonda ndërkohë që shpejtësia e saj maksimale është rreth 320 km/h. /Telegrafi/