Diola Dosti-Baftiu: Dieta është një mënyrë jetese rutinore jo një regjim strikt

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është diskutuar për dietat dhe fitnesin si mënyra për të hequr apo shtuar peshën trupore.
Nutriticionistja dhe dietologia Diola Dosti-Baftiu ka thënë se është shumë e rëndësishme që gjatë dietës të mos shtrihemi e të qëndrojmë para televizionit por duhet të bëhet edhe aktivitet fizik.
Dietologia thotë se dita nuk duhet të jetë stresuese për personin që e fillon atë.
“Duhet të ketë një plan ushqimor. Duhet të dish se çfarë duhet të konsumosh e çfarë jo. Nuk është dieta se duhet të programosh që në orën pesë ti duhet të hash dy kokrra rrush”.
Ajo thotë se dieta duhet të bëhet një rutinë e të ushqyerit të shëndetshëm.
“Individët që kanë probleme me mbipeshën nuk duhet të shkojnë të vrapojë tek dietat strikte për t’u dobësuar por thjesht duhet të marrin një kulturë të përgjithshme për mënyrën se si duhet të ushqehemi”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Dosti-Baftiu thotë se njerëzit duhet të kenë kujdes nga ato që u shfaqen në internet pasi preparatet që blejnë mund të funksionojnë për dobësim, por efektet anësore mund të lënë pasoja për tërë jetën.
Dietologja thotë se mjekët nuk kanë të drejt të flasin me pacientët për dieta nëse këta të fundit nuk kanë ndonjë patologji.
“Mjekët janë të profilizuar për sëmundje, por jo për ushqim. Dietologu apo nutricionisti janë për atë punë”.
Nutriticionistja thotë se dieta nuk mund të ketë ndikim nëse personi që futet në të nuk është i qetë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ja si duket truri i fëmijës tuaj gjatë përdorimit të telefonit: Varësia nga rrjetet sociale lë pasoja të tmerrshme

Si të pastroni siç duhet protezat për të parandaluar erën e keqe të gojës dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve

Një gjë që nuk duhet të bëni kur fëmija juaj është i ftohur: Ky gabim e përkeqëson problemin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa