Dimitrieska Koçoska – Varga: Hungaria është partnerja jonë e fuqishme evropiane
Hungaria është partnerja jonë e fuqishme evropiane në përpjekjet tona për arritjen e stabilitetit makroekonomik, në zbatimin e reformave të brendshme, si dhe përkrahëse e fuqishme e integrimit tonë euroatlantik. Huaja bilaterale prej 500 milionë eurove me kushte të favorshme është një hap në avancimin e bashkëpunimit… Kjo u konkludua gjatë takimit të ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska me kolegun e saj nga Hungaria, Mihail Varga, i cili është pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri hungarez Viktor Orban në Ohër.
“Maqedonia po përballet me shumë sfida. Qeveria e re është marrë me shumë çështje të hapura që nga marrja e pushtetit. Qëllimi është stabilizimi i gjendjes makroekonomike dhe hapërimi i përcaktuar drejt progresit më të madh ekonomik”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.
Ministrja shtoi se tashmë po hartohet buxheti për vitin 2025, me ç ‘rast do të definohen edhe politikat që do të realizohen në periudhën e ardhshme. Do të përkushtohet vëmendje mbi luftën kundër ekonomisë gri, ku priten rezultate të konsiderueshme lidhur me stabilitetin e të ardhurave dhe rritjen e konkurrencës së ekonomisë. Në këtë drejtim, me rëndësi është vendosja e e-faturës.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime lidhur me politikat tatimore, tatimin global, përkrahjen e sektorit të bujqësisë, si segment sinjifikativ, pagesën e subvencioneve, si dhe ballafaqimin me inflacionin. Gjithashtu, ministrja theksoi se do të krijohen zgjidhje që do të sjellin kushte të favorshme për biznesin.
Duke theksuar se qëllimi është arritja e progresit ekonomik të vendit, si dhe standardi më i lartë për qytetarët, në vazhdim theksoi se Hungaria është partnere e fuqishme në arritjen e qëllimit tonë, ndërsa shkëmbimi i përvojës së tyre në zbatimin e reformave të ardhshme do të jetë i rëndësishëm. Njëkohësisht, Dimitrieska-Koçoska falënderoi Hungarinë për ndihmën e dhënë prej gjysmë miliardi eurosh, si hua me kushte të favorshme.
“Kemi shumë mundësi të hapura për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht atë ekonomik. Huaja bilaterale është përkrahje e madhe në rrugën tonë për zbatimin e reformave dhe për stabilizimin e gjendjes sonë makroekonomike. Kjo çështje është vetëm fillimi i bashkëpunimit më të gjerë ekonomik që do të zhvillohet mes dy vendeve”, theksoi ministrja.
Në takim u konfirmua përkushtimi për vazhdimin e agjendës reformuese të vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe se në këtë drejtim Hungaria e cila aktualisht kryeson BE-në, ofron përkrahje të pakushtëzuar për Maqedoninë, si dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ministrja potencoi se reformat janë çelësi i përafrimit drejt BE-së dhe se këto reforma do të jenë në krye të agjendës për të mirën e qytetarëve dhe shtetit.
Në takim u diskutua edhe për aktivitetet e ardhshme rreth realizimit të mjeteve të siguruara me huamarrje nga Banka Eksport-Import nga Hungaria. Është e nevojshme të theksohet se këto mjete do të shfrytëzohen për përkrahjen e komunave dhe rritjen e ekonomisë lokale, si dhe për përkrahjen e kompanive. Pritet të ndërmerren aktivitete për vazhdimin e një bashkëpunimi të tillë. Marrëveshja e humarrjes, ashtu siç u theksua në takim, pritet të nënshkruhet në gjysmën e parë të muajit tetor.
Ministrja e Financave Gordana Dimitrierieska-Koçoska në këtë takim u shoqërua edhe nga sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave, Andriana Matlioska dhe shefja e kabinetit, Katerina Antovska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale