LAJMI I FUNDIT:

Dimitrieska-Koçoska: Luftë sistematike kundër krimit dhe korrupsionit për të garantuar siguri ndaj qytetarëve dhe biznesit

Dimitrieska-Koçoska: Luftë sistematike kundër krimit dhe korrupsionit për të garantuar siguri ndaj qytetarëve dhe biznesit

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot mbajti fjalim në Konferencën e nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet policisë dhe doganave për luftën kundër përhapjes së armëve të vogla dhe të lehta, dhe kontrabandimin e emigrantëve në EJL, organizuar nga OSBE-ja, me ç ‘rast ajo dërgoi porosi për luftën sistematike kundër krimit dhe korrupsionit.

“Prioriteti kryesor i programit të Qeverisë për periudhën 2024-2028 është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, krimit dhe tregtisë së paligjshme. Prioriteti ynë është që të krijojmë mjedis të sigurt për jetesë të qytetarëve, mjedis të sigurt për aktivitetin e biznesit, barazi para ligjit, me ç’rast në realizimin e këtij prioriteti jemi përkushtuar me fokus të lartë përmes luftës sistematike kundër krimit dhe korrupsionit. Institucionet përballen me sfudën e mësipërme dhe besoj se me gjithë profesionalizmin që e posedojnë do t’i përgjigjen detyrës në nivel të lartë”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska në hapjen e kësaj konference.

Në këtë kontekst ajo theksoi rolin e Drejtorisë doganore, si institucion i cili është nën ingerenca të Ministrisë së Financave dhe që është hallkë thelbësore në luftën kundër krimit dhe tregtisë së paligjshme. Njëkohësisht, ajo vuri në dukje rezultatet pozitive në punën e Drejtorisë Doganore edhe në pjesën e arkëtimit të të hyrave, po ashtu edhe në zbulimin e rasteve të tregtisë së paligjshme, si në dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve të ndryshme mes institucioneve.


Konferenca organizohet në kuadër të Projektit për mbështetjen e institucioneve në vend për uljen e rrezikut të përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta, me qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit ndërkombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori