Muaji më i zgjedhur për myslimanët – Ramazani do të thotë agjërim nga agimi deri në perëndim të diellit
Agjërimi është një detyrim i rreptë për çdo “burrë dhe grua myslimane të rritur, të zgjuar dhe të shëndetshme”.
Agjërimi i Ramazanit është obligimi më i madh fetar, kështu që nëse nuk arrin të agjërosh në kohë, duhet të agjërosh më vonë.
Gjatë Ramazanit, besimtarëve u ndalohet nga agimi deri në perëndim të diellit të konsumojnë çdo ushqim, pije (përfshirë ujin), të kenë marrëdhënie seksuale dhe të pinë duhan, transmeton Telegrafi.
Agjërimi prishet edhe nga gënjeshtra, sharjet, thashethemet, shpifjet dhe shikimi i pasionuar.
Nëse diçka hahet apo pihet në harresë, ajo nuk e prish agjërimin, me kusht që besimtari ta ndërpresë atë sapo t’i kujtohet agjërimi.
Në mesin e agjëruesve ka shpesh dilema se çfarë lejohet dhe çfarë është e ndaluar gjatë agjërimit.
Lejohet:
▪ mund të lani dhëmbët
▪ ju mund të bëni dush (të laheni)
▪ mund ta riparoni dhe nxirrni dhëmbin
▪ mund të merrni një injeksion (nëse nuk përmban lëndë ushqyese dhe përbërës vitaminash), p.sh., për dhimbje
▪ mund të jepni gjak (një sasi të vogël, për të mos rrezikuar shëndetin tuaj) për analiza
▪ mund të aplikoni kremra freskues
▪ mund të aplikoni xhel brufen
▪ ju mund të prisni flokët dhe thonjtë tuaj
▪ mund të grimoheni
▪ mund të nuhasni ushqimin
▪ mund të përdorni një pompë inhalatore, nëse jeni astmatik
▪ ju mund të merrni një injeksion insuline, nëse jeni diabetik, gjatë agjërimit (me kusht, nëse është e nevojshme)
▪ mund të përdorni pika për sytë, veshin dhe hundën me moderim gjatë agjërimit, pa kaluar fytin.
▪ ju mund të bëni hixhame
▪ ju mund të gëlltisni pështymën tuaj
Nuk lejohet:
▪ nuk bën të hani apo pini asgjë
▪ nuk bën keni marrëdhënie seksuale, kënaqësi seksuale ose nuk bën të ejakuloni me vetëdije
▪ nuk bën të pini cigare, duhan, nargjile/shisha, etj.
▪ nuk bën të gëlltisni asnjë pilulë, edhe pa ujë
▪ nuk bën të fusni asnjë ushqim në aparatin tretës (nga goja)
▪ nuk bën të përdorni supozitorë analisht që do të hynin në traktin tretës si vlerë ushqyese
▪ nuk bën të merrni një injeksion me përbërës ushqyes dhe vitamina
▪ nuk bën të merrni infuzion ose kokteje vitaminash
▪ nuk bën të përtypni asgjë ushqyese në gojë gjatë agjërimit
/Telegrafi/