LAJMI I FUNDIT:

Dikush përfundoi në spital derisa “çatia e autobusit u këput në një urë” në Angli

Dikush përfundoi në spital derisa “çatia e autobusit u këput në një urë” në Angli

Një grua është dërguar me urgjencë në spital me një lëndim në kokë pasi një autobus me pesë pasagjerë u përplas në pjesën e poshtme të një ure në Sussex, Angli.

Ndërkohë disa pamje të publikuara tregojnë çatinë e automjetit të dëmtuar nga përplasja e cila la mbeturinat e shpërndara nëpër rrugë, përcjell Telegrafi.


Autobusi po udhëtonte midis Haywards Heath dhe Burgess Hill kur u përplas në 6.40 të mëngjesit të sotëm.

Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor tha se shoferi dhe një grua u panë nga paramedikët pas goditjes.

Një zëdhënës i shërbimit konfirmoi se gruaja ishte e vetëdijshme në vendin e ngjarjes dhe operatori i autobusëve Metrobus tha se dëmtimet e saj ishin të lehta.

Zëdhënësi i shërbimit të ndihmës së shpejtë tha: “Një grua u vlerësua dhe u trajtua në vendin e ngjarjes para se të merrej në Spitalin Royal County Sussex me një lëndim në kokë. Shoferi i autobusit gjithashtu u vlerësua dhe u trajtua, por u lirua nga stafi ynë, në vendngjarje”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Interesante

"Kam frikë nga merimangat, kështu që fillova të fle në një tendë", historia e gruas që gjeti zgjidhjen për ta përballuar fobinë

Interesante
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Kalo në kategori