Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 12:05 në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka njoftuar policia.
Në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti nën hetime. /Telegrafi/