Digjen dy vetura në Shkup

Dy vetura janë djegur sot në Shkup. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, respektivisht rreth orës 03:00, në parking afër Qendrës Tregtare “Tre Biserët” në lagjen Aerodrom.
Banorët thonë se janë dëgjuar shpërthime. Sipas komandantit të Njësitit të Zjarrfikësve në Shkup, Svonko Tomevski, zjarri ka filluar në njërën prej veturave, ndërsa më pas ka kapluar edhe veturën tjetër.
Bëhet fjalë për një veturë Seat Ibiza me targa të Shkupit dhe një tjetër veturë BMW me targa të Prilepit. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar 5 zjarrfikës me një automjet për shuarjen e zjarrit.
Nga
Telegrafi
30/08/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































