Është një nga ikonat e bukurisë kosovare. Një vajze e re, që me ambicien e pashoq, ka zgjedhur që t'i bëjë të gjitha, aq sa edhe për vetë atë është e vështirë që të numërojë fushat ku ka eksperimentuar deri më tash.
Diellza Kolgeci është tepër e njohur në Kosovë, ndërsa këtu tek në ka bërë me tepër bujë me klipin e saj të parë muzikor të quajtur "Si Kleopatra", me pjesëmarrjen në klipin e Çiljetës, si dhe në shfaqjen për herë të parë me një pjesë vallëzimi në këngën e Armend Rexhepagiq, me të cilën ky i fundit debutoi tek "Kënga Magjike 2006".
Muzika nuk ka qenë ndonjëherë qëllim në vetvete për 28-vjeçarën simpatike, "Pasi kam mundur që të provoj të gjitha fushat e artit dhe vetëm muzika më kishte mbetur e pa eksploruar. Sigurisht që klipi im i parë nuk ishte diçka e papritur, pasi kam marrë pjesë në disa evenimente muzikore si e ftuar speciale apo si figurante dhe dëshira për muzikën më shtyu që të bëja diçka të re. Klipi im i parë është pritur mjaft mirë, e kjo është një arsye më tepër që më bën të punoj edhe për një klip të ri, të cilin do e realizoj me një studio të njohur muzikore këtu në Kosovë", thotë ajo.
Duket se marrëdhëniet më të mira i ka me pasarelat e modës dhe dizajnit. Pasi ka hapur një atelie të saj, klientë të së cilës sot janë bërë emra të njohur të artit, ajo është përzgjedhur si modele për disa marka veshjesh e reklamash prestigjoze, jo vetëm në Kosovë por edhe në disa qytete të mëdha të botës, ku moda është kryefjala e dites, si Paris, Milano e New York. "E kam vërtetë shumë për zemër modën, dhe sidomos aspektin e dizajnimit, për të cilin unë ndoqa edhe një shkollë specializimi në Amerikë. Tek punët e mia frymëzohem përgjithësisht tek elementet e veçantë shqiptarë, sigurisht pa lënë mënjanë dhe ata modern".
Por, nisma më e fundit e vajzës se zgjedhur "Miss Body of Europe" mes mijëra konkurrenteve nga e gjithë bota, duket sa e çuditshme aq edhe guximtare. Një roman autobiografik, që do të jetë së shpejti në duart e lexuesve shqiptarë, ku bukuroshja do të rrëfejë aspekte të veçanta dhe njëherësh të pabesueshme nga jeta e saj. Por jo vetëm! Ne faqet e librit, do të jenë të gjalla fragmente të shkëputura nga jeta e Diellzës, që me aspektin artistik, por edhe atë profesional e privat. Një kuriozitet më shumë për gjithë fansat e vajzës simpatike, që duan të mësojnë më tepër detaje rreth idhullit te tyre.
"Të qenit një shkrimtare nuk është diçka e lehtë, madje mendoj se kjo fushë kërkon impenjimin më të madh dhe talentin e padiskutueshëm. Një libër autobiografik ka qenë një dëshirë e kahershme, si për të kthyer një tjetër faqe në historinë e jetës time, që si shumë njerëz të tjerë të thjeshtë kam pasur edhe unë ato ulje ngritjet e mia, fatkeqësi, e në një prej tyre është rrezikuar edhe jeta ime. Mendoj se është një nisme e veçantë, që uroj të dale e suksesshme deri në fund".
Diellza Kolgeci mund të quhet me plot gojën, vajza që i bën të gjitha. Sigurisht, diku me profesionalisht e diku e shtyrë nga pasioni ajo ka ditur gjithmonë të menaxhojë me sukses çdo etapë të jetës së saj. Edhe kur mendon që t’i hyjë politikës, pasi fakulteti që po ndjek aktualisht është ai ne profilin e shkencave politike. E një karrierë e tillë nuk është diçka e papritur, pasi babai i saj është një politikan i njohur në Kosovë.
Ndërsa, për të ka ardhur krejt natyrshëm edhe eksperienca në kinematografi, ku deri me tani numëron disa role si aktore protagoniste. Nëse do të vazhdonim më tej lista do bëhej edhe më e gjatë, por kjo për Diellzën është e gjitha dëshirë për të qenë një femër e kompletuar. Edhe aktrimi, edhe te shkruarit apo kënga mbeten sërish çështje pasioni për të, pasi vendin e parë në gjërat serioze të jetës vazhdon ta mbajë modelingu dhe dizajnimi, ku dhe atje 28-vjeçarja ia ka dalë mbanë me sukses! /korrieri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?