Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka thënë se Kosova nuk ka pse të ketë frikë nga dialogu me Serbinë, meqë sipas tij, ky proces vetëm sa do ta forcojë Kosovën ndërkombëtarisht.
Ministri italian ka folur sot në Prishtinë, pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Italia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishte sa i përket tatimit në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies.
“Shpresojmë të punohet për pajtimin në mes të rajonit dhe në ketë aspekt ia paraqita ministres vizionin e Italisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, sepse këtu kemi të bëjmë me stabilitetin më Ballkan dhe Sigurinë në Evropë, ashtu siç i kemi inkurajuar serbët edhe Kosovën e inkurajojmë që të vazhdohet para dhe në mënyrë konstruktive dhe në një frymë të hapur për të pasur një rezultat konstruktiv që është një projekt ambicioz, por i arritshëm nëse ka vullnet politik”, u shpreh ai.
Di Maio tha se “Lehtësimi nga ana e BE-së dhe mbështetja e fortë nga SHBA është mundësi e madhe historike për të dy vendet. Kosova nuk ka asgjë që të ketë frikë nga dialogu, përkundrazi do të shpërbejë vetëm në forcimin e saj të statusit në nivel ndërkombëtar”, tha ai.
Kryediplomati italian, ka inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të shfrytëzojnë mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve rajonale për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe shërbimeve.
“Rrugëtimi i reformave që Kosova duhet të ndërmarrë në anën tjetër është e domosdoshme edhe për të përafruar vendin me Bashkimin Evropian, Italia është plotësisht e bindur se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe do të vazhdojmë që zëri ynë të dëgjohet që konsiderohet në agjendë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës që shpresojmë që do të bëhet sa më shpejt”, tha ai.
Ndërsa lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në mes të ambasadorit të Italisë në Kosovë dhe ministrit të Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës, ministri italian tha se kjo do të ndihmojë kompanitë italiane që të jenë më të pranishme në tregun e Kosovës dhe do t’u lejojë kompanive të Kosovës që shohin Italinë si bazë për ndërkombëtarizimin e tyre dhe integrimin në tregun e përbashkët evropian.
Ndërsa ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërval tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të kontribuojë për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje të rëndësishme bilaterale do të kontribuojë për ta bërë bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Italisë shumë më pak burokratik dhe shumë më të lehtë, dhe do të kontribuojë për një mjedis edhe më të mirë, veçanërisht për investime të huaja direkte nga Italia në Kosovë. Kjo është vetëm një provë tjetër e bashkëpunimit tonë të shkëlqyeshëm dy palësh dhe ne po konsiderojmë të avancojmë bashkëpunimin duke hapur rrugën për marrëveshje të mëtejmë si njohja reciproke e patentë-shoferit, procesi i suksesimit, marrëveshjet për bashkëpunimin kulturor dhe më shumë. Padyshim që kemi diskutuar zhvillimet politike në Kosovë dhe veçanërisht luftën tonë kundër pandemisë”, tha ajo.
Pas takimit me Gërvallën, diplomati italian do të takojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës./Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës