Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha sot ka marrë pjesë në Forumin Ministror për Drejtësi të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.
Gjatë këtij Forumi u diskutua për zhvillimet e fundit në shtimin e bashkëpunimit ndërkombëtarë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht për efikasitetin e gjyqësorit dhe mundësit për zvogëlimin e numrit të rasteve dhe kohëzgjatjen e tyre, bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe penale, si dhe zhvillimi i besimit të ndërsjellë ndërmjet “Eurojust” dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor.
Ministrja Hoxha gjatë fjalimit të saj përmendi sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në fushën e gjyqësorit, numrin e madh të lëndëve të pazgjidhura si dhe zgjatjen e procedurave gjyqësore. Po ashtu Ministrja Hoxha shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me vendet fqinje dhe vendet e BE-së dhe për të mësuar nga praktikat me të mira. Përderisa Kosova synon integrimin euroatlantik, duam të marrim praktikat më të mira para se të lëvizim së bashku në familjen evropiane, shtoi Hoxha.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë reformat e nevojshme në mënyrë që të përgatisim rrugën tonë drejt bashkëpunimit, koordinimit dhe integrimit. Gjithashtu, ne jemi të gatshëm politikisht dhe me kapacitete profesionale për të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të mirën e qytetarëve të Kosovës, Drejtësisë së Kosovës dhe qytetarëve të rajonit dhe më gjerë. Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht për të rritur besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si një nga sfida më të mëdha në Kosovë dhe rajon është prioritet për Ministrinë e Drejtësisë” tha Ministrja Hoxha.
Diskutimet do të vazhdojnë tutje rreth bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe do të bëhet prezantimi i raportit të përkohshëm të planit të veprimit 2015 – 2017 dhe çështje të tjera me rendësi si, trafikimi i armëve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe veprimet e përbashkëta që parashihet të merren gjatë këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Ministrja Hoxha po qëndron në Slloveni me ftesë të Ministrisë së Drejtësisë të Sllovenisë në bashkëpunim me Presidencën Sllovene.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa