Të burgosurin Joao Batistino Silveira, e kishin lënë në një qeli të vetmuar, por të burgosurit janë rebeluar dhe e kanë marrë në pavijonin e përbashkët.

Këtë e kishte kërkuar trafikanti i drogës Severino da Silva, që ndryshe njihet me nofkën “Dhëmbi”, transmeton Telegrafi.


Këtij të fundit, Silviera ia kishte dhunuar vajzën 13-vjeçare, në mesin e shumë dhunimeve të tjera që kishte kryer.

Ngjarja që ka ndodhur në burgun që ndodhet në pjesën veriore të Rios, ka alarmuar autoritetet braziliane, për gjendjen e tmerrshme që mbretëron në burgjet në vend. /Telegrafi/