Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin A.R., i akuzuar për dhunë në familje, keqtrajtim dhe ngacmim seksual ndaj një të miture.
Hetimet nisën pas kërkesës së shtetases B.R. për urdhër mbrojtjeje ndaj bashkëshortit të saj. Gjyqtari i çështjes vlerësoi se faktet e paraqitura përmbanin elementë të veprës penale dhe i referoi ato në prokurori.
Gjatë hetimeve, u provua se A.R. kishte ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe kishte keqtrajtuar të miturën R.Ç., vajzën e gruas nga martesa e saj e parë. Veprimet e tij ndaj të miturës përfshinin sjellje të përsëritura keqtrajtuese, të cilat avancuan në ngacmim seksual.
Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzat për “Dhuna në familje”, “Ngacmim seksual” dhe “Keqtrajtim i të miturit”, të parashikuara nga nenet 130/a/4, 108/a/2 dhe 124/b/1 të Kodit Penal.
Autoritetet theksuan angazhimin e tyre për të hetuar me shpejtësi dhe për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës për dhunën në familje, duke synuar parandalimin e rasteve të rënda që cënojnë sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve.
Njoftimi i prokurorisë:
Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe keqtrajtonte e ngacmonte sekualisht të miturën, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin A.R
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.R. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Keqtrajtimi i të miturit’ parashikuar nga nenet 130/a/4, 108/a/2 dhe 124/b/1 të Kodit Penal.
Hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1755 të vitit 2024, nisën pas shqyrtimit të kërkesës së shtetases B.R. ndaj bashkëshortit të saj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me objekt lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Në përfundim, gjyqtari i çështjes ka vlerësuar se faktet e referuara nga kjo shtetase përmbajnë elementë të veprës penale dhe për këtë shkak ka bërë referimin përkatës në prokurori.
Pas administrimit të referimit përkatës, organi i akuzës në bashkëpunim me policinë gjyqësore, ka arritur të provojë se në periudha të ndryshme, shtetasi A.R. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij si dhe ka kryer veprime aktive ndaj të miturës R.Ç. (fëmijës që shtetasja A.R kishte nga martesa e parë), që konsistojnë në keqtrajtimin vijues të saj dhe kanë avancuar në veprime që kanë natyrë të ngacmimit seksual të saj.
Pas kryerjes së veprime hetimore të plota, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim kërkesën penale ndaj shtetasit A.R. për veprën penale “Dhuna në familje” në dëm të shtetases B.R. “Ngacmimi seksual” dhe “Keqtrajtimi i të miturit” në dëm të miturës R.Ç, parashikuar nga nenet 130/a/4, 108/a/2 dhe 124/b/1 i K.Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të dhunës në familje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve më të rënda në të ardhmen dhe që cënojnë moralin dhe dinjitetin e shtetasve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga Sejdiu e Daci te Osmani e Abdixhiku, Tërmkolli tregon si u nda përgjysmë LDK-ja

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

ASHMAA: Të respektohen standardet profesionale dhe etike gjatë raportimit për varrimin e viktimave nga zjarri në Koçan

Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona - 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

Dalin pamje të reja para diskotekës "Pulse" në Koçan në natën tragjike

Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës

Detaje nga hekurudha Shkodër – Gjakovë, pritet të ketë shtatë stacione dhe gjatësi prej mbi 100 kilometër

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin