Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar pro sanksionimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të protestuar ndaj lëshimit të urdhërarrestit për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes për fushatën e Izraelit në Gaza.
Votimi ishte 243 me 140 në favor të “Aktit të Kundërveprimit të Gjykatave të Paligjshme”, i cili do të sanksiononte çdo të huaj që heton, arreston, ndalon ose ndjek penalisht shtetasit amerikanë ose ata të një vendi aleat, përfshirë Izraelin, të cilët nuk janë anëtarë të gjykatës.
Bëhet e ditur se 45 demokratë iu bashkuan 198 republikanëve në mbështetjen e projektligjit.
Ndërsa asnjë republikan nuk votoi kundër, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Amerika po e miraton këtë ligj sepse një gjykatë po kërkon të arrestojë kryeministrin e aleatit tonë të madh, Izraelit”, tha përfaqësuesi Brian Mast, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, në një fjalim para votimit.
Raportohet se votimi thekson mbështetjen e fortë midis republikanëve të presidentit të zgjedhur Donald Trump për qeverinë e Izraelit, tani që ata kontrollojnë të dy dhomat në Kongres.
Ndryshe, Trump do të betohet më 20 janar për një mandat të dytë si president.
Udhëheqësi i ri i shumicës republikane i Senatit, John Thune, ka premtuar shqyrtim të shpejtë të aktit në dhomën e tij, në mënyrë që Trump të mund ta nënshkruajë atë në ligj menjëherë pas marrjes së detyrës.
ICC është një gjykatë e përhershme që mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krim agresioni në shtetet anëtare ose nga shtetasit e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi