Dhjetëra beqarë maqedonas e shfrytëzuan subvencionin për martesë me vajza nga Shqipëria

Thotë se jeta këtu është e bukur edhe pse i mungon familja.
“Nuk i kam parë pesë muaj. Kam katër motra dhe tre vëllezër. Njëri vëlla më jeton në Angli. Këtu nuk është keq, edhe pse bëhem nervoz pasi që nuk kuptoj kur më flasin. Por, dalëngadalë do të mësoj”, shpjegon Elamina për Almakos, të cilën në Maqedoni të gjithë e thërrasin Mimi.
Ajo është njëra nga nuset që kanë ardhur për jetuar në Sveti Nikole, pasi që Komuna paralajmëroi se do të japë subvencione në vlerë prej 500 euro për të gjithë beqarët dhe vajzat mbi 40 vjet që do të vendosin të martohen.
“Parat nuk ishin nxitja kryesore. Më së shumti u martova pas presionit të babait. Dy burra në një shtëpi nuk bënë. Tani shoh se gruaja në shtëpi është një bekim”, shpjegon Miloradi.
Ai thotë se paratë e Komunës janë një ndihmë, por nuk e mbulojnë koston për përgatitjen e dokumentacionit në tërësi.
“Unë mora kredi për martesën. Aty shkova me ndërmjetësues. Më shoqëronte një grua që është martuar moti këtu. Shpenzimet janë deri në 3000 euro. Shumë dokumente, edhe aty, edhe këtu. Vetëm një fletë më kushtonte nga 600 denarë”, thotë ai.
Babai i tij është i kënaqur nga nusja. Por, i admirohet edhe guximit që ajo të vijë në një vend të panjohur.
“Është një guxim jashtëzakonisht i madh, të vijë këtu në një vend të panjohur dhe të padëgjuar. Nuk njeh gjuhën, por as ne nuk ia njohim gjuhën. Sa për shtëpiake, nuk ka më të mirë se ajo”, e lavdëron nusen Arandjel Spasov.
Edhe Zoran Josifov nga i njëjti i shfrytëzon subvencionet e Komunës. Ai është 46 vjeç.
“Vendosa të martohem para një viti. Jeta e beqarit u bë e rënd, vetmia edhe më e rënd. Jo se nuk kisha mundësi edhe këtu, por disi nuk pajtoheshim. Mora guxim dhe me një mik shkuam në Shqipëri. Më shumë rastësisht. Më thanë se këtu ka një femër dhe shkuam ta shohim dhe të njoftohemi. U pamë dhe u pëlqyem. Më pas, prindërit e saj erdhën që të shohin ku banoj dhe çfarë punoj. Pas një muaj u mbarua puna”, thotë Zorani.
Ai tha se në këto kohëra të varfra, 500 euro janë të mirëseardhura, sidomos pasi që ai me bashkëshorten, Edmentina, e rinovojnë shtëpinë e tyre.
Interes për dasmë kanë treguar edhe të tjerët.
“Unë njoh 20 shok që tregojnë interes. Tani pyesin, ndërsa më pas ata duhet ta bëjnë hapin”, thotë Miloradi. “Kërkojnë nga unë që t’ju gjej nuse, por unë nuk merrem me gjëra të tilla”, thotë Zorani.
Për kryetarin e Komunës, Zoran Tasev, vendimin që e ka marrë Komuna është një vendim i drejtë.
“Mirë është që të ndihmohen njerëzit dhe të stimulohen martesat. Dëgjoj se disa edhe do të trashëgohen dhe mendoj se kjo është mënyra më e mirë që ta luftojmë murtajën e bardhë dhe ta rrisim natalitetin”, thotë Kryetari Tasev.
Përderisa në Sveti Nikole subvencionet fillojnë të kenë ndikim, në Llozovo si duket beqarëve dhe vajzave nuk ju shpejtohet. Edhe pse edhe kjo komunë në shkurt të këtij viti mori vendim që të gjithë beqarëve në moshë mbi 40 vjet dhe femrave mbi 35 vjet të ju jep 20.000 denarë nëse vendosin të hynë në martesë, megjithatë nuk ka interes nga banorët.
Subvencione gjithashtu ofron edhe një afarist i njohur. Ai jep nga 50.000 denarë për rregullim të banjos dhe 50 litra raki, 100 litra verë, por deri më tani këtë subvencion e ka shfrytëzuar vetëm një person, edhe pse komuna - sipas internet faqes zyrtare - ka 98 beqarë mbi 40 vjeç dhe tetë femra mbi 35 vjeçe të pamartuara. /Almakos/

































