LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë vite më parë kishte konsumuar alkool në një dasmë, tani fshikullohet në publik në një qytet iranian

Dhjetë vite më parë kishte konsumuar alkool në një dasmë, tani fshikullohet në publik në një qytet iranian

Një burrë në Iran është fshikulluar mbi 80 herë në publik, dhe atë vetëm pse një dekadë më parë kishte konsumuar alkool në një dasmë kur ai ishte vetëm 14-vjeç.

Amnesty International ka dënuar sulmin e tmerrshëm, pasi mediat lokale kanë publikuar imazhe ku shihen një burrë i lidhur në pemë duke u fshikulluar nga një burrë tjetër më maskë, kurse masa po shikonte nga distanca, transmeton Telegrafi.

Fshikullimi ka ndodhur dje (të mërkurën), kur burri i identifikuar vetëm si M.R. është parë duke u goditur mbi 80 herë në sheshin Niazmand në qytetin Kashmar në pjesën verilindore të Iranit.


Sipas prokurorit të Kashmarit, M.R. kishte konsumuar alkool gjatë një dasme të organizuar 10 vite më parë, ku si pasojë e ndikimit të alkoolit ka ardhur deri te një rrahje që ka rezultuar me vdekjen e një 17-vjeçari.

Ai pranoi se M.R. nuk ishte përfshirë në vrasje, por është fshikulluar për konsum të alkoolit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Kalo në kategori