Sulmuesi spanjoll, Diego Costa është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të La Ligas pas arritjes së marrëveshjes me Chelsean, ndërsa në ‘top 10’ transferimet hyjnë edhe emra tjerë të mëdhenj si Antoine Griezmann e Sergio Aguero.
Diego Costa është bërë nënshkrimi më i shtrenjtë i historisë të skuadrës spanjolle, Atletico Madridit.
Shifra e përfolur prej 55 milionë plus 10 tjera bonuse që Los Rojiblancos do t’i paguajnë Chelseat tejkalojnë 40 milionë që ata më parë kishin paguar për Radamel Falcaon e ardhur nga Porto.
Në vendin e tretë gjendet francezi Kevin Gameiro, i cili u transferua nga Sevilla vitin e kaluar, ndërsa ylli i skuadrës, Griezmann është vetëm transferimi i gjashtë më i shtrenjtë në histori të klubit.
Në listën prej ‘top 10’ transferimeve pjesë e tyre janë edhe futbollistë tjerë të mëdhenj si Aguero dhe Mandzukic. /Telegrafi/
Dhjetë transferimet më të mëdha të Atleticos: