Afati kalimtar veror po afrohet dhe tashmë ka emra të njohur që janë të lirë që tani të vendosin për të ardhmen e tyre.
Portali ‘Transfermarkt’, ka publikuar një listë me 10 lojtarët më të vlerësuar, kontrata e të cilëve përfundon në qershor të këtij viti.
Të gjithë mund të negociojnë dhe të nënshkruajnë nga 1 janari me çdo ekip që e gjykojnë të arsyeshme ta vazhdojnë karrierën.
Në listë ka emra të njohur si Paul Pogba, Paulo Dybala, Ousmane Dembele dhe Franck Keesie.
Por emra më i njohur pa dyshim është Kylian Mbappe, që çmimi i tij në treg është hiq më pak se 160 milionë euro.
10. Matthias Ginter
Vlera e tregut: 24 milionë euro
9. Boubacar Kamara
Vlera e tregut: 25 milionë euro
8. Andrea Belotti
Vlera e tregut: 28 milionë euro
7. Ousmane Dembele
Vlera e tregut: 30 milionë euro
6. Antonio Rudiger
Vlera e tregut: 35 milionë euro
5. Andreas Christensen
Vlera e tregut: 35 milionë euro
4. Paulo Dybala
Vlera e tregut: 40 milionë euro
3. Franck Kessie
Vlera e tregut: 45 milionë euro
2. Paul Pogba
Vlera e tregut: 55 milionë euro
1. Kylian Mbappe
Vlera e tregut: 160 milionë euro
/Telegrafi/