Site icon Telegrafi

Dhjetë artistet e famshme që dëshmojnë se mosha është vetëm një numër

Ka shumë mënyra që mund t’i ndihmojnë njerëzit të duken të rinj, si joga, meditimi, një dietë dhe më shumë. Ende, disa njerëz arrijnë të qëndrojnë kaq të rinj sa vetë Dorian Grei do t’u kishte zili.

Të shikosh 25 në 70-vjeç tingëllon mjaft e pabesueshme, apo jo? Por për disa nga njerëzit në këtë artikull, kjo është shumë e vërtetë.

Bright Side ka përpiluar një listë me 10 femrat e famshme, për të cilat mosha është vetëm një numër.

Vera Wang, 70-vjeçare

Kreatorja e njohur e modës do të bëhet 71-vjeçare në fund të qershorit, por ne vëmë bast se kurrë nuk do ta merrnit me mend pasi të shikoni fotot më lart. Dhe nuk është vetëm fytyra e saj, por gjendja e saj fizike që meriton një raund të duartrokitjeve.

Iman, 64-vjeçare

Modelja, aktorja dhe gruaja e të ndjerit, David Bowie, Iman, duket e mahnitshme edhe në moshën 64-vjeçare. Ajo është gjithashtu një biznesmene e suksesshme, nënë e dashur dhe thjesht një grua e bukur që duhet të marrë mijëra admirues në ditë.

Halle Berry, 53-vjeçare

Aktorja fituese e çmimit ‘Oscar’ si duket posedon recetën e eliksirit të përjetshëm të rinisë –  sepse duket se ajo po bëhet më e re me moshën! Halle bën shumë stërvitje fizike dhe postimet e saj në Instagram e konfirmojnë këtë. Mbase ky eliksir i përjetshëm rinor ka të bëjë me ushtrimet e rregullta?

Courteney Cox, 56-vjeçare

Tashmë kanë kaluar 26 vjet që bota u prezantua me serialin ikonik “Friends”. Por një nga personazhet kryesore të shfaqjes, Monica, e luajtur nga Courteney Cox, ende duket aq e freskët dhe e re si para 26 viteve.

Salma Hayek, 53-vjeçare

Së fundmi, Salma postoi një foto të vetes pa grim. Fotografia mori pothuajse 400,000 pëlqime dhe një sërë komentesh duke admiruar pamjen e saj natyrale, të re. Aktorja duket të paktën 25 vjet më e re se mosha e saj reale dhe definitivisht i meriton ato komplimente.

Jennifer Lopez, 50-vjeçare

Është e vështirë të besosh që “Jenny from the Block” tashmë ka mbushur 50-vjeç. Këngëtarja dhe aktorja vazhdon formën e saj të mirë me ndihmën e një trajnimi intensiv që i jep asaj rezultate të jashtëzakonshme.

Yolanda Hadid, 56-vjeçare

Duke qenë nënë e tre fëmijëve, Gigi Hadid, Bella Hadid dhe Anwar Hadid, ish-modelja befason me fizikun e saj të përsosur. Duke parë atë, bëhet shumë e qartë se nga kush kanë trashëguar vajzat e saj simpatike bukurinë e tyre.

Heidi Klum, 47-vjeçare

Ne jemi dakord që Heidi duket e mrekullueshme. Duke qenë nënë e katër fëmijëve, modelja e dikurshme hijeshon me hirin dhe elegancën e saj në të njëjtën mënyrë siç bëri 20 vjet më parë.

Cindy Crawford, 54-vjeçare

Ashtu si 20 vjet më parë, Cindy vazhdon të fitojë zemrat e miliona njerëzve në të gjithë botën. Duket se modelja e dikurshme nuk ka ndryshuar dhe duket edhe më e re se më parë.

Christie Brinkley, 66-vjeçare

Ish modelja, aktorja dhe sipërmarrësja amerikane u bë 66-vjeçe këtë vit, por ne vëmë bast se nuk do të ishit në gjendje ta merrnit me mend moshën e saj të vërtetë nëse nuk do t’ju thoshim. Ndoshta sekreti i saj qëndron në atë buzëqeshje simpatike që ‘vesh’ gjithmonë!

/Telegrafi/

Exit mobile version