Shumëkush ka pritur që pas eliminimit turpërues të Prishtinës nga Vllaznia e Pozharanit në garat e Kupës, trajneri i saj do të shkarkohet, ose edhe do të japë vetë dorëheqje, duke marrë parasysh se në kampionat nuk i ka punët kurrqysh. Por, një gjë e tillë nuk do të ndodh të paktën edhe në dy takimet ardhshme.
Gjashtë humbje në 15 ndeshje, vendi i pestë në renditje dhe 11 pikë larg të parit, Llamkos Kosova. Eliminim turpërues nga Kupa e Kosovës, ku u mposht nga Vllaznia e Pozhoranit. Është kjo Prishtina, që po përjeton momentet më të këqija në histori të saj. Por, pavarësisht kësaj, ndryshimet në shtabin teknik nuk janë duke ndodhur. Trajneri Afrim Tovërlani nuk e ka ndërmend të shkarkohet të paktën edhe në dy ndeshjet e radhës në kampionat, e po ashtu as ai vetë nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje. Titulli dhe Kupa të fituara në edicionin e kaluar, bënë që Tovërlani të ketë gisht të madh në suksesin e Prishtinës, por kjo nuk do të thotë se ai momentalisht nuk meriton shkarkimin. Ja 10 arsyet që i sjell gazeta Arena.
1. Eliminimi nga Kupa e Kosovës dhe për më tepër nga skuadra e Ligës së Dytë, Vllaznia e Pozharanit, është turpërimi më i madh që i ka ndodhur Prishtinës, që prej pas luftës. Cilido trajner tjetër që do të pësonte një humbje të tillë, do të dorëhiqej ose do të shkarkohej menjëherë. Prishtina u eliminua në rrethin e parë.
2. Pas 15 ndeshjeve të këtij edicioni në Superligë, Prishtina ka grumbulluar 23 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë, tetë pikë më pak se lideri Llamkos Kosova. Ky është stinori vjeshtor ndër më të dobëtit pas luftës. Më dobët ishin në vjeshtën e 2009-ës. Gjashtë humbje ka pësuar momentalisht Prishtina. Një fitore e ka si mysafir. Sa për kujtesë, dy vjet më parë, Ramiz Krasniqi u bë kampion vjeshtor, dhe një ditë më pas u shkarkua.
3. Tovërlani dështoi në përforcime. Arsyetimi për largimin e shumë lojtarëve titullar në verë qëndron. Por, Prishtina gjatë verës ka sjell hiq më pak se 11 futbollistë. Shumica u vlerësuan talentë, kurse Tovërlani solli edhe lojtarë me goxha përvojë si Isuf Llumnica, Berat Hyseni e Mirsad Idrizi. Të tjerët që erdhën janë: Armend Thaqi (Hajvalia), Sead Miftari (Trepça), Flamur Shala (Feronikeli), Agron Gashi (Flamurtari), Qëndrim Jahaj (Istogu), Valentin Lezi (Ballkani), Bledar Hajdini (Hysi), Albert Stublla (Kurda). Shumica prej tyre përdoren për ekipin e juniorëve. Tovërlani dështoi në përforcime, pasi hiq Berat Hyseni që ka shënuar katër gola, të tjerët nuk e kanë treguar veten.
4. Tovërlani riktheu në skuadër mbrojtësin e Ferizajit, Mirsad Idrizin, të cilin e quan ‘lojtar besnik’. Në fakt, pikërisht Idrizi ishte përjashtuar katër vjet më parë nga Prishtina për bojkot të ndeshjeve, dhe zënie të sms-ve me Tovërlanin. Rikthimi i tij bëri bujë, pasi në fillim kryesia nuk ia pranonin. U desh kohë që ai të nisë stërvitjet. Ardhja e tij nuk u mirëprit as nga lojtarët. Pak kush besonte se do të ndodhë një rikthim i tij. Tovërlani largoi talentin Akil Makolli, për ta marrë dostin e tij, veteranin Idrizi.
5. Prishtina është duke e zhvilluar njërën prej lojërave më të dobëta. Loja e saj nuk është e ngjashme me të kaluarat. Tifozët e Prishtinës nuk meritojnë lojë të tillë, si në fushën e vet, ashtu edhe mysafir. Plisat nuk janë mësuar me fitore 1:0.
6. Atmosfera te Prishtina nuk është gjithmonë e mirë. Së fundi ai u kap me lojtarin Gentrit Begolli. Ndërkohë, pas humbjeve ai akuzon vetëm lojtarët dhe përgjegjësinë nuk e ka marrë asnjëherë vetë. Ndaj lojtarëve shpesh herë përdorë edhe fjalë fyese.
7. Prishtinës i kanë humbur edhe tifozët. Në ndeshjet e fundit nuk u grumbulluan më shumë se 300-400 shikues.
8. Prishtina nuk e ka përtërirë ekipin, siç premtonte Tovërlani. Vetëm dy-tre lojtarë të rinj, madje nën moshën 22-vjeçare luajnë titullar. Sikur të aktivizonte më shumë talentët, do të kishte arsye për rezultatet. Madje, ai nuk e aktivizon në ndeshje kampionate, talentin më të madh të Prishtinës, Lorik Aliu. Këtij ia dha rastin vetëm në Kupë, kurse në ndeshje kampionate rrallë e merr në 18-she. Ai po luan me juniorët.
9. Tovërlani e ka rrogën mbi 1 mijë euro në muaj, rreth tre fish më shumë se e lojtarëve. Pikërisht kjo pagë e tij është madhore për rezultatet që po përjeton Prishtina. Ai ka kontratë tri vjet e gjysmë, prandaj kryesia mund të hezitojë ta shkarkojë atë, pasi duhet dhënë pagë mujore.
10. Trajneri prishtinas u gjend dy herë në procedurë disiplinore dhe atë për deklaratat e tij. Fillimisht e quajti trajnerin e Ferizajt, Bylbyl Sokoli, Orl, e më pas u dënua me 300 euro për deklaratat e tij pas ndeshjes Trepça – Prishtina. Klubi më i madh në vend, nuk meriton një trajner që gjendet shpesh herë në disiplinor. /Arena/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin – situata para ndeshjeve të fundit
Juventus bën një tjetër goditje – Renato Veiga vishet bardhezi
Barcelona është në rrugën e duhur që të sigurojë të ardhura prej 50 milionë euro nga Liga e Kampionëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar