Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit ka dhuruar shumëçka për tifozët e futbollit.

Superderbi 'el Clasico' ka dhuruar raste, spektakël, gola, por edhe sjellje agresive të futbollistëve.


navassuarez (Foto: Getty Images)

Pas një goditje që i dhuroi Sergio Ramos kundërshtarit të tij, Luis Suarez, mbrojtësi spanjoll shkoi ta ngrejë, mirëpo reagimi i uruguaianit ishte agresiv duke nxitur një fërkim ndërmjet dy lojtarëve.

Kjo bëri që gjyqtari t'i ndëshkonte të dy futbollistët duke u ndarë kartonë të verdhë.

Menjëherë pas, Lionel Messi bëri një ndërhyrje në Ramosin që nuk ndodh ta shohim shpesh nga ai.

https://twitter.com/_VeniVidiVeci_/status/993212149907378176

Ndërsa ky veprim i kushtoi edhe superyllit argjentinas me karton të verdhë.

https://twitter.com/Quality_HReel/status/993213413114466306

Derisa gjysma e parë kulmoi me përjashtimin e Sergi Robertos me karton të verdhë pas sjelljes josportive kundrejt Marcelos. /Telegrafi/

telegrafi sport app